Pas Rrogozhinës edhe në Kukës do të zhvillohen zgjedhje lokale për shkak të publikimit të video-skandalit të Safet Gjicit, të pasuar nga dorëheqja e tij. Vendimi për datën e zgjedhjeve në rastin e Kukësit i takon Presidentit të Republikës, ndërsa për Rrogozhinën do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të dy institucionet pritet te koordinohen për të zhvilluar zgjedhjet në të njëjtën datë.
Në Kukës, zgjedhjet do të përsëriten pas dorëheqjes dhe shkarkimit nga qeveria të kryetarit të Bashkisë Safet Gjici, pas publikimit të videos së skandalit seksual. Meqenëse në Kukës nuk jemi në kushtet e përsëritjes së zgjedhjeve për shkak të një procesi ankimues ligjor, por të shkarkimit të kreut të Bashkisë, atributi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme i takon Presidentit të Republikës. Kreu i shtetit do të vendosë dekretimin e datës së zgjedhjeve vetëm pasi të marrë njoftimin zyrtar nga Qeveria për shkarkimin e Gjicit si kryetar i Bashkisë së Kukësit.
Zgjedhësit në Bashkinë Rrogozhinë do të thirren në votime, pasi Kolegji Zgjedhor në fund të betejës ligjore vendosi përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiak, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Për këtë rast Kodi Zgjedhor në nenit 161 të tij përcakton se data e zgjedhjeve data për përsëritjen e zgjedhjeve vendoset nga KQZ.
“Vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore, sipas kësaj pjese ose me kalimin e afateve ligjore të ankimit, të përcaktuara në këtë pjesë. Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit”, thuhet në ligjin elektoral.
Pritet që mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ketë një koordinim me qëllim që zgjedhjet në Rrogozhinë dhe Kukës të zhvillohet në të njëjtën ditë. Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ do duhet të shpallë afatet e regjistrimit në garën elektorale të subjekteve politike, kandidatëve, si dhe të të gjitha etapave në funksion të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
18 Qershor16:19
Berisha akuzon Ramën për 3 policët e rrëmbyer në Kosovë: Planifikonte të çonte Xhaçkën t’i merrte me avion, por Vuçiç e mashtroi kur i la në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon rrëmbimit të 3 policëve t&eu...
POLITIKE
18 Qershor13:00
Debati për kanabisin/ “Do të rriten përdoruesit e drogës”, Shehu: Për arsye “mjekësore”? Etiketa me “sheqer” për të fshehur të vërtetën
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektligjin e miratuar nga qeveria shqiptare, që i hapi rrugë legal...
POLITIKE
17 Qershor10:10
Skandali - VIDEO e Safet Gjicit bëhet virale në botë/ Mediat e huaja: E pabesueshme...
Video e skandalit seksual të Safet Gjicit bëhet virale jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.
Ajo është ...
POLITIKE
17 Qershor10:09
Familja e ministres së Financave padit lejen e firmosur nga Edi Rama
Lufta për pronësinë e 38.6 mijë metrave tokë tek ish Shkolla e Partisë tashmë është shtrirë edhe brenda skal...
POLITIKE
17 Qershor09:16
Armand Shkullaku: Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës
Dorëheqja e Safet Gjicit nga kryetar i Bashkisë së Kukësit, pas publikimit të një videoje komprometuese, është një...
POLITIKE
16 Qershor21:38
Qeveria legalizon kanabisin, ministrja: U miratua vendimi, është për qëllim mjekësor
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu në një deklaratë për mediat tha se pas mbledhjes së qeverisë, Kë...
POLITIKE
16 Qershor14:17
Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos së fortë erotike: Më bënë kurth, kërkoj ndjesë, me vajzën kisha kohë që isha në lidhje intime
TIRANË- Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryebashkiak i Kukësit, pasi iu publikua videoja erotike e filmuar në...
POLITIKE
16 Qershor12:39
SKANDAL/ Një video erotike me një tjetër kryetar bashkie publikohet në rrjetet sociale (FOTO)
TIRANE- Një video e publikuar në rrjetet sociale është duke u përhapur me shpejtësi. Video është gati 3 minuta d...
POLITIKE
16 Qershor11:26
Tensionet në Kosovë/ Escobar flet sot për mediat
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, sot më 16 qershor, do të mbaj...
POLITIKE
16 Qershor11:25
Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga Rama
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i qeveris&e...