BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ktheu të martën parlamentit të Kosovës për rishqyrtim ligjin për Këshillin e Sigurisë dhe atë për mbrojtjen e konsumatorit, të miratuara në tetor të këtij viti.
Në njoftimin e zyrës së presidentes Osmani, thuhet se ligji për Këshillin e Sigurisë “me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ndërkaq ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve”.
Në arsyetimin e presidentes Osmani thuhet se në ligjin për Këshillin e Sigurisë, funksionimi i këtij mekanizmi gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme është lënë tërësisht i patrajtuar, duke tërhequr vërejtjen se boshllëqet ligjore në këtë aspekt mund të shkaktojnë pasoja.
Në vendim thuhet poashtu se rregullimi ligjor i funksionimit të Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme është posaçërisht i rëndësishëm për shkak të tendencave për destabilizim të vendit nga ana e Serbisë.
“Akti i agresionit të shtatorit 2023 është tregues i qartë se Serbia dhe struktura politike aktuale e saj nuk është e interesuar për paqe as fqinjësi të mirë, gjë që përbën kërcënim të vazhdueshëm ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës”, thuhet në vendim.
Ligji i miratuar nga parlamenti i Kosovës parasheh shfuqizimin e ligjit për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili deri tani rregullonte funksionimin e tij në kohë paqeje dhe në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme. Në ligjin e ri thuhet se “funksionimi i Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme rregullohet me ligj përkatës”.
Në vendimin e presidentes Osmani thuhet se “pavarësisht faktit se ligji që synohet të shfuqizohet përmban dispozita të pakta dhe të pamjaftueshme sa i takon mënyrës së funksionimit të Këshillit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, kthimi në një situatë ku nuk ka fare rregullim juridik është shumë më i dëmshëm sepse pamundëson funksionimin kushtetues të institucioneve përkatëse në raste të tilla”.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës se presidentja Osmani me të drejtë ka kthyer dy ligjet për rishqyrtim, me theks të posaçëm ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
“Qeveria e Kosovës dhe parlamenti i Kosovës në mënyrë të pazakontë dhe të pashpjegueshme kanë shfuqizuar dispozitat e ligjit në fuqi qe lidhen me mandatin, funksionimin, dhe kompetencat e këtij këshilli në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme”, thotë zoti Miftaraj.
Sipas procedurave ligjore, presidenti i shtetit ka të drejtë të kthej vetëm një herë në rishqyrtim ligjin. Parlamenti, me shumicën e votave vendos për miratimin e ligjit të rikthyer me ose pa ndryshimet e kërkuara nga Presidenti.
Nëse brenda tetë ditësh nga marrja e ligjit të rimiratuar nga parlamenti presidenti nuk e dekreton atë, atëherë ligji hyn në fuqi pa nënshkrimin e tij./VOA
Flamur Noka TIRANË- Buxheti për vitin 2025 është diskutuar sërish në Kuvend, në seancën e sotme plenare. Mes pë...
TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur edhe për tagjedinë e ndodhur ditë...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi është përplasur ditën e sotme në Kuvend me Ministren e ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëdhënia e saj bashkësho...
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se Gjykatat e Apelit është njësoj si GJKKO dhe në mos më keq. Gjokutaj duke fol...
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe as p&e...
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohet për buxhetin 2025 ka folur edhe p&e...
Presidenti Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të nisë ditën e nesërme konsultimet me për...
KQZ KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike shifrat e regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës, teksa vazhdon periu...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se asociimi që imponohet prej lart është diktat. Gjithashtu Kurti...