POLITIKE

"Pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë në BE", Bardhi dhe Gjekmarkaj priten nga Kryetari i Komitetit për Çështje Europiane në Bundestag

M.B. Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 14:21
"Pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë në BE",
Foto nga takimi

GJERMANI- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetari i kësaj partie, Agron Gjekmarkaj, janë pritur sot nga Kryetari i Komitetit për Çështje Europiane në Bundestag, Anton Hofreiter. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se me Hofreiter ndanë pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë në BE. Ai shton se theksuan rëndësinë e procesit të Berlinit si dhe ngritën shqetësimet e tyre për Reformën Zgjedhore.

Gjekmarkaj thotë se patën mundësinë e një bashkëbisedimi të gjërë me deputetët e këtij komiteti të cilet bënë shumë pyetje për çështje të integrimit, drejtesisë, Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit, bashkimit të opozitës, marrvëshjes Rama-Meloni, emigracionit dhe shkaqeve të tij etj. Ai shton se edhe në këtë takim ka rrëfyer sagën e trishtë, sipas tij, të arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha pa akuzë e pa hetim.

Postimi:

Sot sëbashku me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kesaj partie, u pritem nga Kryetari i Komitetit per Çeshtje Europiane në Bundestag z. Anton Hofreiter, me të cilin bashkëndamë pikëpamjet tona mbi integrimin e Shqiperisë në BE, si dhe e falenderuam për mbeshtetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vëndit tonë në këtë proces e jo vetem  gjatë 34 viteve pluralizem.

Theksuam rëndësinë e procesit të Berlinit dhe mbeshtetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehem shqetesimet tona per stanjacionin e Reformes Zgjedhore e cila me patjeter duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE-ODIRH per zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesmarrësve në zgjedhje.

Gjithashtu sot patem mundësinë e një bashkëbisedimi të gjërë me deputetët e këtij komiteti te cilet bënë shumë pyetje per çeshtje të integrimit, drejtesisë, Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit, bashkimit të opozites, marrveshjes Rama-Meloni, emigracionit dhe shkaqeve të tij etj. U shpreha kolegëve gjermanë gjithë respektin dhe falenderimin per vemendjen e kohen që na kushtuan, duke ju shpjeguar se populli shqiptar, jo vetem nga sondazhet të cilat e nxjerrin si popullin me proevropian, por nga historia e cila e ka vënë disa here në balle të perpjekjeve për të luftuar për Europen dhe në emer të saj, të një populli që e di ç’do të thotë të humbasesh si realitet e ta ruash si identitet, të ndeshkohesh prej saj e për të, për arsye shpirterore e kulturore si të tillë, si europiane dje, sot dhe neser, e meritojmë të jemi në bashkësinë e saj politike. Unë kam qënë 16 vjeç kur na u ofrua ëndrra europiane tani jam 50 vjeç dhe ajo ngjan me një vijë horizonti që sa i afrohemi po aq largohet. Popujt e Ballkanit Perëndimor e duan Europën, ndonjëherë qeveritë e tyre jo, sepse kështu konsolidojnë të pashqetësuar autokracinë!

Edhe në këtë takim rrëfeva sagen e trishtë të arrestimit të Liderit të Opozites Sali Berisha pa akuze e pa hetim, duke e shndërruar atë në një subjekt nën ligjin, duke prekur ad personam nenin 73 të Kushtetutës për ndeshkim. Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqeror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim.

“Vdekja” e Ballkanit të hapur  është e vetmja “vaki” që është pritur me gëzim duke zvogluar ndikimin e tërthortë rus nëpërmjet Serbisë në Ballkan. U shpjeguam gjitha hallkat, ngecjet dhe vonesat e Reformes në Drejtesi. Po ashtu ritheksuam nevojen e rikthimit të misionit faktmbledhës të Bundestagut gjatë vitit elektoral në Shqiperi.

agron gjekmarkaj gazment bardhi

agron gjekmarkaj gazment bardhi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë