POLITIKE

"PL e bindur në pafajësinë e plotë"/ Meta u mor i pandehur nga SPAK, Blushi: Farsë e Ramës dhe Dumanit, presidenti shembull i respektimit të ligjit

E.D Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 17:26

"PL e bindur në pafajësinë e plotë"/ Meta u mor i

TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar sot për mbyljen e hetimeve nga SPAK ndaj Ilir Meta. Përmes një konference për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, u shpreh se Partia e Lirisë është e bindur në pafajësinë e plotë të Presidentit Meta. Blushi gjithashtu e cilësoi Metën si një qytetar shembullor që respekton ligjin dhe që për ta arrestuar pushteti dhe SPAK sajuan ‘dëshmitarë të rremë’. Sipas tij Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi.

Partia e Lirisë përshëndet mbylljen e hetimeve të stisura politikisht dhe të zvarritura qëllimisht ndaj Presidentit Ilir Meta të cilat kishin qëllim rrëmbimin e tij terrorist nga banda në pushtet me firmën e Altin Dumanit, si preludi i vërtetë i standardeve bjelloruse zgjedhore të 11 Majit në Shqipëri, ku qëllimi i vetëm ishte paralizimi i drejtuesve të opozitës dhe terrorizimi i mbështetësve të saj.

Partia e Lirisë e bindur në pafajësinë e plotë të Presidentit Meta ndaj akuzave farsë të shkruara nga Edi Rama dhe të firmosura nga prokurori Altin Dumani, do të nisë çmontimin e tyre publik në mënyrë periodike.

Procesi gjyqësor do të provojë se jo vetëm nuk ka patur asnjë fakt penal apo shkelje ligji nga Presidenti Meta por se ka patur vetëm manipulime dhe shkelje të ligjit nga prokurorët që kanë hartuar fletërrufenë sorosiste kundër tij bazuar mbi shkrime gazetash dhe dëshmitarë shkelës të provuar të ligjit dhe gënjeshtarë me pagesë nga Narkoregjimi.

Kjo do të jetë një betejë e fituar e Presidentit Meta dhe e Partisë së Lirisë dhe të gjitha mediat serioze do të shokohen me instrumentalizimin mizor që Edi Rama i ka bërë SPAK-ut në këtë rast, që nuk është i vetmi.

Ata që vonuan qëllimisht ekzekutimin e arrestimeve të Antimafias italiane për gati tre muaj, duke i lënë të lirë krerët e organizatave kriminale derisa të përmbysej vullneti i zgjedhësve në Durrës dhe në mbarë vendin dhe që lajmëruan të kërkuarit të largoheshin, janë të provuar botërisht si shërbëtorë të Edi Ramës për t’i garantuar një mandat tjetër të grabitur, në shkëmbim të një mandati të përjetshëm për veten e tyre, në mënyrë që të çimentojnë Narkoregjimin e vetëm në Europë në dëm të Shqipërisë dhe interesit kombëtar.

Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj presim me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Presidenti Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe McGonigali dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij në SPAK.

Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota dhe betime të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te noteri te Lana.

Partia e Lirisë do të dalë shumëherë më e fortë nga kjo betejë sepse kauzat e saj janë interes ekzistencial kombëtar.

Partia e Lirisë po vijon procesin e analizës së rezultatit, të efektivitetit dhe forcimit të pandalshëm të strukturave të saj, si dhe të funksionimit të koalicionit me qëllim përgatitjen për konkurrimet e ardhshme zgjedhore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë