POLITIKE

Plas në PS-në e Matit, ja vendimi që mori kryetarja e grave socialiste për zgjedhjet e 9 nëntorit

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 11:44

Plas në PS-në e Matit, ja vendimi që mori kryetarja e grave

Kryetarja e grave të Partisë Socialiste në Mat ka dalë si kandidate e pavarur në zgjedhjet për kreun e bashkisë që do t mbahen me 9 nëntor.

Ajo ka dalë e pavarur dhe nuk është dakord me kandidaturën e caktuar nga Rama.

"Bashkia nuk mund të jetë pronë e një individi, ajo nga vete emri i përket bashkësisë së komunitetit, Matjanëve", shkruan ajo ne një postim në rrjetet sociale. Suzana Pasha është avokate dhe kryetare e grave te PS ne Mat.

Bashkëshorti i saj ka patur funksione të larta në administratë si drejtor. Ajo ka qenë dy herë kryetare e KZAZ në zgjedhjet e 2023 për bashki dhe 11 majit dhe mbeshtëse e ish kreut të bashkisë, tashmë deputet Agron Malaj.

POSTIMI I PLOTE:

Unë jam Suzana Pasha Hoti

Një bijë e Matit me rrënjë me zemër dhe me përgjegjësi qytetare.

Kam lindur, jetuar dhe kontribuar në këtë vend, dhe gjatë gjithë jetës time nuk jam shkëputur kurrë prej  Matit dhe Matjanëve tanë të dashur.

Sepse kur je e lidhur me shpirt dhe me zemër me tokën  ku je lindur, me Matin dhe Matjanët që ka bërë histori , nuk e braktis dot, por i qëndron pranë në ditë të mira dhe të vështira.

Prej më shumë se 25 vitesh jam në shërbim publik  me dashuri dhe profesionalizëm në shërbim të komunitetit Matjanë. 

Kam qenë pranë njerëzve në punë konkrete, në përfaqësim dhe në përpjekje për të zgjidhur hallet e tyre.

Për 17 vite kam drejtuar organizatën e grave socialiste të Matit – një rol që më ka dhënë mundësinë të dëgjoj, të kuptoj, të reagoj ndaj nevojave të vërteta të komunitetit.

E di mirë sa e vështirë është të punosh fort dhe të mos dëgjohesh.

Prandaj sot nuk kërkoj vetëm një votë.

Kërkoj besim.

Besimin se një zë i drejtë, i vendosur dhe me përvojë mund të përfaqësojë denjësisht qytetarët e Matit.

Kërkoj gjithësecilin nga JU të bëhet pjesë reale e një përfaqësimi për një shërbim real dhe të prekshëm ndaj Matjanëve.

Bashkia nuk mund të jetë pronë e një individi, ajo nga vete emri i perket bashkësisë së komunitetit, Matjanëve.

Unë besoj në shtetin social, në forcimin e institucioneve dhe në zhvillimin ekonomik progresiv për tërë shtesat e komunitetit.

Kam mbështetur reformat e ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama dhe qeveria socialiste, sepse ato kanë pasur në qendër gruan, qytetarin, zhvillimin, njeriun punëtor dhe profesionistin e ndershëm.

Por besimi nuk është i pakushtëzuar.

Mbështetja nga qeveria duhet të reflektohet edhe në qeverisjen lokale.

Në Mat, kjo mbështetje nuk ndihet siç duhet, dhe kur e them une, tregon që duhet punuar më shumë dhe përfshirë gjithesecili nga ne që zhvillimi i qendrueshëm të jetë prezent te çdo Matjanë.

Në Mat;

Pushteti është përqendruar.

Vendimmarrja është e mbyllur.

Fjala e strukturave, e grave dhe e kontribuuesve nuk dëgjohet.

Në zgjedhjet e fundit, qindra qytetarë zgjodhën të votonin për Partinë Socialiste – por jo për mënyrën si po qeveriset sot në Mat.

Ata nuk refuzuan PS-në dhe Shqipërine Europiane 2030.

Dhe unë qëndroj krah tyre, sepse besoj se një parti e fortë është ajo që dëgjon zërin e anëtarëve të saj, dhe e përmirëson veten nga brenda.

Dokumentacioni im është gati.

Edhe pse proceset institucionale nuk janë mbyllur ende, qëndrimi im është i qartë:

Unë nuk tërhiqem.

Sepse zëri i qytetarëve të lirë nuk mund të tërhiqet, nuk mund të heshtet.

Bashkia Mat nuk është pronë.

Ajo është një institucion që duhet t’u shërbejë të gjithëve:

– Nënave që mbajnë familjet me përkushtim,

– Të rinjve që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu,

– Punonjësve që duan të respektohen për punën e tyre,

– Çdo qytetari që kërkon dinjitet, transparencë dhe zhvillim të ndershëm.

Koha e frikës ka mbaruar.

Tani është koha e fjalës së lirë.

Koha e qytetarëve të lirë.

Nëse edhe ti beson se Matit i duhet një zë i ri – me përvojë, integritet dhe përkushtim  Qëndro pranë meje 

Bashkohu për një Mat te zhvilluar dhe jo te braktisur.

Mati për të gjithë.

Koha për një qeverisje të hapur, të ndershme dhe përfaqësuese ka ardhur.

Suzana Pasha Hoti për Bashkinë Mat

Plas në PS-në e Matit, ja vendimi që mori kryetarja e grave

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë