POLITIKE

"Po marrim vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA"/ Rama: Reformën në drejtësi e bëmë ne jo Amerika

I.A Përditësimi i fundit 26 Tetor 2024, 18:48
"Po marrim vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA"/ Rama:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria tashmë po merr vlerësimët maksimale të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së. Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se reformën në Drejtësi nuk e ka bërë SHBA-ja. Ai ka shtuar se lajmet që reformën ne drejtësi e ka bërë SHBA-ja, janë gënjeshtra, pasi është bërë nga PS-ja.  

“Me votën e shqiptarëve në PS në pushtet udhëhoqëm një reforme të vërtetë në drejtësi, që nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja në BE e lëre më pastaj vendet e rajonit. Shqipëria po merr vlerësimet maksimale të BE dhe SHBA. Jam krenar që me largpamësi, me kurajë dhe me vullnet të kreut bëmë atë që asnjë forcë politike dhe asnjë pjesë e pushtetit politik që nga 1921 nuk e bëmë dot. I hoqëm duart e pushtetit nga drejtësia dhe e bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme politike të goditjeve që drejtësia e re po jep dhe në vetë radhët tona, ku askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi politik i PS dhe shprehja e besnikërisë tonë ndaj zgjedhësve që na votuan tre herë rreshta dhe do na votojnë për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, ku barazia para ligjin vlen njësoj si për qytetarin e zakonshëm si për kryeministrin.

Dëgjoni sesa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike që reforma në drejtësi është blof politik ose se reformën në drejtësi e bëri amerikan dhe goditje e të të korruptuarve të paprekshëm i bëri Amerika. Amerika aty ishte dhe përpara ardhjes tonë në pushtet. Amerika është aty dhe për vende të tjera të rajonit. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh. Pse nuk e bëri Amerika në ndonjë vend tjetër, e cila i fshiu me një fshesë të hekurt një masë të madhe gjyqrarësh dhe prokurorësh?

Për të gjithë ata që duan ta shohin dhe ta dëgjojnë të vërtetën, dhe për çdo kënd që do të shikojë drejtë, e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Ajo është shkruar në programin elektoral të për zgjedhjet e mandatit tonë të parë ku reforma në drejtësi ishte shënuar si angazhim prioritar. Për të gjithë ata që thonin sesi mund ta marrim këtë angazhim, kur në Kuvend duhen shumë më tepër vota? Unë përgjigjesha; jo vetëm duhet ta shkruajmë por duhet ta kthejmë në fiksim, se pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë, të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha”, tha Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë