POLITIKE

'Po shkatërron çdo valvul', Gazetarja Shehu: Rama po mbyll institucionet e pavarura!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 21:58
'Po shkatërron çdo valvul', Gazetarja Shehu: Rama po mbyll

Gazetarja Jonida Shehu analizoi në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ lëvizjet e fundit politike të Edi Ramës, duke ngritur dyshimet e forta se Kryeministri po e përgatit Presidentin Bajram Begaj si viktimë të radhës në lojën e tij të pushtetit madje duke e çuar deri në burg.

Shehu shprehet se, veprimet e Ramës janë të pakuptueshme për një lider me pushtet kaq të konsoliduar, veçanërisht pas 11 Majit, dhe tregojnë qartë një tentativë për të mbyllur çdo valvul shkarkimi në sistem.

Ajo theksoi se në Shqipëri po mbyllet gjithnjë e më shumë loja demokratike, ku çdo institucion i pavarur ose eliminohet, ose shndërrohet në vegël të qeverisë.

Shehu paralajmëron se ky është një skenar i rrezikshëm jo vetëm për demokracinë, por edhe për vetë të ardhmen e pushtetit të Ramës, i cili po krijon një ‘tenxhere me presion’ që, në mungesë të zërave kundër dhe balancës së pushteteve, do të shpërthejë nga brenda.

Pjesë nga deklarata:

Lëvizja që ka bërë Rama së fundmi është e pakuptueshme, sepse një njeri që ka një pushtet të konsoliduar sa e ka ai, sidomos pas 11 Majit, nuk e di pse duhet të shkojë deri këtu. Çdo shoqëri, sistem, ka nevojë për valvulat e tij të shkarkimit. Nëse ti mbyll çdo valvul, ti parashikon fundin tënd, dhe nuk e di si mund të mos e mendojë Rama këtë.

Nëse kjo histori dhe këto veprime do të krijojnë mbylljen e çdo zëri kundër, apo institucioni që rri me këmbët e veta me aq vështirësi sa e kanë institucionet në vend të rrinë në këmbët e veta dhe në kufijtë e ligjshmërisë atëherë kjo nuk do të krijojë gjë tjetër veçse një tullumbace që do të fryhet dhe do të pëlcasi brenda.

Prandaj, nëse do të duam ta shohim lëvizjen e fundit nga pikëpamja gazetareske si një lajm të mirë apo të keq, afatshkurtër është lajm i keq. Sigurisht, gjithsecili do të donte që institucionet të funksiononin të pavarura nga krahu tjetër; në afatgjatë mund të mendosh si një lajm i mirë. Sepse për sa kohë balanca e pushteteve është shkatërruar komplet, me përmasat që ka marrë PS-ja, ti ose shpreson që po ky avantazh do t’i kthehet në disavantazh, dhe nesër do të krijojë mungesën e shkarkimit do të krijojë një tenxhere me presion që do të shpërthejë.

Ne na duhet të presim që këto lëvizje të gabuara, jo vetëm për demokracinë, por edhe për të ardhmen e pushtetit të tyre, do të jenë në vetvete gabimi më i madh që do t’i rrëzojë nga pushteti. Sepse nëse ti, edhe në sytë e ndërkombëtarëve dhe në sytë e atyre që duhet të bindësh, thua që nuk je autokrat, nuk ke më asnjë arsyetim.

Ajo që nuk kuptohet është që, kur ti ndërton një narrativë qeverisjeje, të duhen zërat kundër. Në Parlament jo, Presidenca totalisht jashtë rolit që në momentin që e kaloi dekretin për zgjedhjet presidenciale. Por nga ana tjetër, presidenti është i vetmi garant për mazhoranca të mëdha si kjo që ka Rama. Në momentin që ne publikisht e kemi parë që presidenti nuk është më garant, unë them që loja ka filluar të mbyllet nga jashtë dhe të ziejë nga brenda.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë