POLITIKE

“Po të mos ishte Rama, nuk do të isha bërë kurrë eurodeputet!" Beleri: Në burg zura miqësi me Kokën, Gjicin, Bllakon, më kanë respektuar

M.B. Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 14:47

“Po të mos ishte Rama, nuk do të isha bërë kurrë

TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka rrëfyer 16 muajt e tij në paraburgim, teksa GJKKO në dy shkallë e gjeti fajtor për korrupsion zgjedhor duke e arrestuar më 12 maj 2023. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Beleri tregon se si zuri miqësi të reja gjatë qëndrimit në izolim, edhe pse mes tyre kishte nga ata në parim kundërshtarë politikë, apo ish-bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama. Ai tregoi edhe për debatet politike që bëheshin në burg mes tij dhe socialistëve të arrestuar.

“Në sektorin ku isha, edhe në Durrës, edhe në Fier, ndodheshin të ndaluar, subjekte të SPAK, persona politikë dhe publikë, që, në fillim u është bërë gjyqi në media dhe në publik, pastaj del SPAK dhe e certifikon gjykata. Kam qenë në burg me zotin Lefter Koka, Safet Gjici, Alqi Bllako, drejtorët e bashkisë Tiranë, kryebashkiakun e Bulqizës, të Fushë Arrëzit... Nuk njihja askënd nga këta më parë, por u miqësuam, pasi ndanim të njëjtin ambient. Kam një falenderim për të gjithë, pasi më kanë respektuar dhe më kanë pritur në mënyrën më të mirë... 

Kishim shpesh edhe debate politike. Secili mbronte idetë e veta. Kishte nga ata që e mbronin PS, kishte nga ata që nuk e mbronin, por ata nuk fajësonin PS pse ishin arrestuar. Problemi i tyre ishte padrejtësia që vinte nga mungesa e procedurave ligjore, nga mosrespektimi i shtetit ligjor që e ka burimin nga SPAK-u”, u shpreh Beleri, i cili përgënjeshtroi edhe një lajm të përhapur disa javë më parë, se ai i kishte shpëtuar jetën një ish-kryebashkiaku në burg.

Beleri u pyetet edhe për zgjedhjen si eurodeputet i Greqisë, teksa tha se po të mos ishte Edi Rama nuk do të ishte në atë post sot.

“Po të mos ishte Edi Rama, nuk do të isha bërë kurrë deputet në Parlamentin Europian. Po të mos kishte urdhëruar arrestimin tim, po të mos kishte urdhëruar drejtësinë të shkelë ligjin me të dyja këmbët, unë do te isha një kryetar bashkie me probleme shumë të mëdha. Unë s’kisha shkopin magjik, do të konsumohesha për dy vjet dhe gjysmën e atyre që më duartrokasin sot, do të ishin të pakënaqur. Megjithatë, do të preferoja të isha kryetar i Bashkisë Himarë dhe e kam synim prapë, nëse zgjidh në kohë çështjen në Gjykatën e Strasburgut”, tha Beleri.

fredi beleri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë