POLITIKE

Politologu Spahiu: Protesta për të akuzuarit në Hagë i dëmton ata, përplasje me narrativën e avokatëve

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Tetor 2025, 13:14
Politologu Spahiu: Protesta për të akuzuarit në Hagë i

Politologu Nexhmedin Spahiu, i ftuar në një intervistë në SYRI TV ka deklaruar se protesta e organizuar në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë jo vetëm që nuk i ndihmon ata, por mund t’u rëndojë pozitën juridike.

Sipas Spahiut, avokatët e mbrojtjes, të paguar nga qeveria e Kosovës me mbi 30 milionë euro deri tani, po ndërtojnë një linjë tjetër mbrojtjeje, duke theksuar se të akuzuarit nuk kanë qenë drejtues të UÇK-së me fuqi vendimmarrëse. Ai shton se organizimi i protestave në një shtet kundër një institucioni të një shteti tjetër, siç është rasti i Gjykatës Speciale, është i paprecedentë dhe i rrezikshëm, pasi nënvlerëson marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetjen e miqve të Kosovës.

Nexhmedin Spahiu: Kjo nuk është një protestë përkrahje për ata që janë në Hagë, sepse avokatët më të mirë në botë që i paguan qeveria e Kosovës dhe deri më tani ka paguar 30 milionë euro për ta, po ndërtojnë një narrativë krejtësisht tjetër. po ndërtojnë narrativën se të akuzuarit nuk kanë qenë një lloj zëdhënësi të UÇK, por jo edhe drejtues të UÇK. Pra, jo me fuqi të plotë. Ndërkohë që protesta i madhon ata si çlirimtarët e vërtetë, si njerëzit kryesorë, etj-etj. Çfarë do të thotë kjo. Do të thotë që vetë protesta ua rëndon situatën juridike atje, sepse protesta nuk është thjesht ndonjë argument për ti liruar. mund të jetë argument për t’ia rënduar situatën, për ta rrëzuar atë tezën e avokatëve të tyre.

E dyta, pavarësisht relacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë si vende vëllazërore, të një gjaku e një gjuhe, megjithatë bëhet fjalë për dy shtete të ndryshme dhe të bëhet protestë në një shtet kundër një institucioni të një shteti tjetër. Kjo është njësoj sikur në Prishtinë të organizohet protestë kundër SPAK-ut, për lirimin e Ilir Metës. Është po e jëjta gjë. Në fakt, Gjykata Speciale në Kosovë, është e Kosovës, është treguar me ligj të posaçëm në Hagë me arsye të posaçme të cilat i ka parë parlamenti i Kosovës të domosdoshme. Ajo financohet nga miqtë e Kosovës, nga SHBA, BE, Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia dhe Turqia. Kështu që, të drejtohesh kundër një gjykate të tillë, do të thotë të drejtohesh kundër miqve të Kosovës, të cilët në të njëjtën kohë janë edhe miq të Shqipërisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë