POLITIKE

PPE dorëzon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet dhe korrupsioni rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Mars 2026, 09:55

PPE dorëzon raportin për Shqipërinë: Zgjedhjet dhe

Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian, 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërinë, duke theksuar me forcë mangësitë sistemike në zgjedhje, drejtësi dhe qeverisje.

Raporti i propozuar nën drejtimin e Reporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, nxjerr në pah dështimet serioze të qeverisë shqiptare në fusha kyçe si zgjedhjet, drejtësia, administrata dhe qeverisja. Raporti thekson se pa reforma të thella dhe të pakthyeshme, Shqipëria rrezikon të humbasë besueshmërinë ndaj Bashkimit Evropian.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev dhe grupi i PPE ka dorëzuar një paketë amendamentesh ku denoncohen mangësi serioze sistemike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri. Raporti nxjerr në pah përdorimin e gjerë të burimeve publike nga partia në pushtet, mungesën e kushteve të barabarta për opozitën dhe pretendime për blerje votash. Sipas dokumentit, mungesa e ndarjes së qartë midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake minon konkurrencën dhe besimin e qytetarëve.

Raporti kërkon një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, që siguron akses të barabartë në media, mbrojtje ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatim efektiv të ligjit.

Raporti përshkruan sfidat e vazhdueshme të gjyqësorit, duke përfshirë mbingarkesën me çështje të pazgjidhura dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë. Eurodeputetët nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të pavarësisë së gjyqësorit. Korrupsioni i nivelit të lartë mbetet shqetësim kryesor, ndërsa SPAK duhet të fuqizohet për të ndërtuar një histori të qartë hetimesh dhe dënimesh.

Raporti kritikon qeverinë për informalitetin e lartë ekonomik dhe mungesën e efikasitetit në administratë, të cilat pengojnë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën. Në qendër të vëmendjes është edhe AKSHI, për mungesën e transparencës dhe kontrollit në prokurimet publike dhe infrastrukturën digjitale. Parlamentarët bëjnë thirrje për auditime të pavarura dhe mekanizma gjithëpërfshirës të kontrollit të investimeve dhe prokurimeve.

Raporti evidenton përkeqësimin e lirisë së medias, centralizimin e pronësisë dhe presionin ekonomik mbi gazetarët.

Në përfundim, përmes amendamenteve të paraqitura nga grupi PPE, eurodeputetët bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm nga autoritetet shqiptare: reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, depolitizim të administratës, luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe transparencë të plotë në prokurimet publike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?