POLITIKE

“Presidenti e ka parë videon”, ish-këshilltari i Trump: Kjo do ketë pasoja për Ramën, tani që FBI po heton skandalin McGonigal

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 20:05
“Presidenti e ka parë videon”, ish-këshilltari i Trump:

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, George Papadopulos, ishte i ftuari i mbrëmjes në SYRI TV. Ai komentoi videon skandaloze, ku Edi Rama shihet duke tallur presidentin amerikan. 

Gjatë intervistës, Papadopoulos shpjegoi se pse e postoi videon në faqen e tij në X.

“Po. E postova videon pasi mendoj se është e rëndësishme që edhe bota, edhe presidenti Trump, edhe administrata e tij të kuptojnë se cilët janë ata udhëheqës që mbështesin iniciativat e paqes dhe cilët janë ata të cilët mund të shtrembërojnë këto iniciativa paqeje.

Fatkeqësisht, kryeministri i Shqipërisë duket se është nga ata që nuk mbështet haptas iniciativat për paqe të presidentit dhe kjo nuk duket mirë në marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Mendoj se marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë të forta dhe Shqipëria është aleate e fortë e SHBA sepse këto të fundit kanë investuar kapital politik dhe investime ekonomike të mëdha në Ballkan.

Kryeministri aktual i Shqipërisë, nuk e di nëse e ka bërë me dashje talljen për zotin Trump, apo donte t’i demonstronte botës se presidenti Trump nuk është një udhëheqës i efektshëm, nuk do ndikojë tek marrëdhëniet dypoalëshe.

Mund të ndikojë në marrëdhëniet personale të Edi Ramës me zotin Trump.

Dhe sigurisht, në bazë të zhvillimeve të reja në Ballkan dhe në botë, dhe me hetimet në vazhdim të FBI-së, ku përfshihet edhe Charles McGonigal, mund të ndikohen edhe këndvështrimi që ka presidenti Trump ndaj lidershipit të vendit, por jo ndaj Shqipërisë,” tha ai.

Ish-ndihmësi i Trump tha se presidenti amerikan e ka parë videon dhe kjo gjë do ketë ndikim. “Jam i sigurt se presidenti e ka parë këtë video dhe nuk mendoj se kjo është në të mirë të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë.

Duhet të kuptojmë se Ballkani sot përsëri mbetet një rajon i paqëndrueshëm. Ka tensione në rritje. Keni përsëri Rusinë që po shton praninë e vet në Ballkan. Keni ndikime që lidhen me energjinë dhe tubacionet e naftës dhe gazsjellësve që ndikojnë. Prandaj këto janë disa aspekte që duhen marrë në konsideratë,” tha Papadopoulos.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë