Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

MOSKË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka arritur në Moskë më 7 maj, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni shtetëror rus. Udhëheqësi serb do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq.
Avioni i tij, gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit rus më 7 maj, u ndal fillimisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, njofton Radiotelevizioni i Serbisë, duke iu referuar agjencisë Tanjug. Sipas RTS-së, avioni me të cilin po udhëtonte Vuçiçi, më pas ka vazhduar fluturimin drejt Moskës.
Sipas Kremlinit, më 9 maj është paraparë një takim dypalësh ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raportoi RTS. Në fillim të marsit, Vuçiç njoftoi se do të merrte pjesë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së Fitores kundër fashizmit, pas një bisede telefonike me Putinin.
Rusia më 9 maj shënon 80-vjetorin e fitores kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, si dhe me një sërë aktivitetesh të tjera. Paralajmërimet për udhëtimin e presidentit serb në Rusi kanë ngjallur reagime edhe nga institucionet evropiane.
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, më 29 prill deklaroi në një konferencë për media se “është në dorën e presidentit të Serbisë të vendosë për shkuarjen në Moskë”, por shtoi se, nëse Vuçiç shkon atje, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë t’i ndihmojë Serbisë të qëndrojë e përkushtuar në rrugën evropiane”.
Nga liderët evropianë, vetëm Vuçiç dhe kryeministri sllovak, Robert Fico – i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin – kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Edhe Milorad Dodik, president i entitetit Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në Moskë. Në Rusi do të udhëtojë edhe presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Sipas agjencisë shtetërore ruse RIA Novosti, pjesëmarrjen në paradën e 9 majit e kanë konfirmuar edhe presidentët e Bjellorusisë, Alayksandr Lukashenka, i Kazakistanit, Qasim-Zhomart Tokajev, i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, i Venezuelës, Nikolas Maduro si dhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva. Nga vendet afrikane, përfaqësues do të kenë Kongoja dhe Burkina Faso./REL
KOSOVË- Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin të bëjë r...
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku u paraqit ditën e sotme në SPAK. Ai b&eum...
SHQIPËRI- 140 deputetët e Kuvendit përfaqësojnë qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet e 11 majit u drejto...
Ergys Isufi SARANË- Ergys Isufi, kandidati për deputetë i koalicionit "Shqipëria Bëhet", është arrestuar dit&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale katër ditë para zgjedhjeve...
KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shkup ku u takua me homologen e tij, ...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot të tjera mekanizma të cilat përfshihen në skemën e ‘manipulimit’ t&...
TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e sterilizimit ë...
TIRANË- Të premtën e 9 majit do të mbyllet zyrtarisht fushata e elektorale për të gjitha partitë në vend. Ashtu si nis...
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku është paraqitur mesditën e sotme në ...