POLITIKE

Prezantohet nesër libri për Arubën/ Trocchia: Mafia shqiptare po përpin Europën!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 10:48

Prezantohet nesër libri për Arubën/ Trocchia: Mafia shqiptare po

Nesër do prezantohet në Romë libri ‘Invincibili’ i gazetarit investigativ italian, Nello Trocchia. Në këtë libër flitet për takimin e bujshëm të Arubës mes mafias shqiptare dhe qeveritarëve të lartë shqiptarë. Në këtë takim kanë qenë njerëzit e ngushtë të Edi Ramës. Opozita shqiptare dyshon se ka qenë edhe vetë Rama. Ndërkohë, në një shkrim të gazetës ‘Corriere della Sera’, autori italian thotë se kanë provuar që t’i mbyllin gojën me shumë mënyra

Nga Luca Marconi, Corriere della Sera

“Nuk ka rajon italian, nuk ka grup kriminal që nuk ka pasur të bëjë me shqiptarët që nga ardhja e tyre në vitet ’90”, dhe Napoli nuk mund të ishte përjashtim, shkruan Nello Trocchia në librin Invincibili – një rrëfim i plotë dhe i pari në formë reportazhi për ngritjen e mafies shqiptare “nga Roma deri në botë”. Një fenomen që deri më tani ishte përshkruar vetëm në mënyrë të fragmentuar nga forcat e rendit dhe komisionet parlamentare.

Kapitulli “Napoli dhe granatat” tregon anën e fshehtë të qytetit, lagjen Sanità – sot destinacion turistik, dikur një ishull dhe një fortesë e klanit Misso. Ishte edhe pika e mbërritjes dhe e “praktikës” për kriminelët shqiptarë të kontrabandës. Ata i kujton Michelangelo Mazza, i cili ngjiti shkallët e karrierës në Camorra nga grabitës në vrasës “duke ndjekur ëndrrën kriminale të xhaxhait të tij, Giuseppe Misso, që ishte një ‘gjeneral’, pra një nga ata bosë që vendosin për luftërat – pastaj ferri u takon atyre që i luftojnë ato”.

Sot, Mazza vazhdon të dëshmojë në proceset gjyqësore kundër ish-aleatëve dhe rivalëve.

“Xhaxhai im quhet Giuseppe Misso, ka qenë një kriminel karizmatik [sot është i penduar]. Kur doli nga burgu si humbës, iu deshën vetëm pak muaj për të rimarrë Napolin falë marrëzisë e ne të rinjve, që ishim në dispozicionin e tij, duke vrarë dhe përhapur terror…”.

Sot, ai u thotë të rinjve të mos besojnë në epikën kriminale: “Ua tregojnë sikur nëse bëheni kamorristë do të bëni një ‘hap përpara’, duke kaluar nga një jetë mungesash në një jetë pushteti, por është një gënjeshtër. Kur bëhesh kamorrist, bën një hap në pleh, është vetëvrasje”.

Në moshën 26-vjeçare, ai vendosi të marrë armët për t’u hakmarrë për familjen, veçanërisht për vrasjen e hallës së tij, Assunta Sarno, e vrarë në vitin 1992 nga vrasësit e ‘Alleanza di Secondigliano’, një grup rival kamorrist. “Me çfarë armësh bëhet kjo luftë? Edhe me ato shqiptare… Gjithmonë me të njëjtën origjinë. Në atë periudhë ish-Jugosllavia ishte plot me armë dhe trafiku ishte më i lehtë…”.

Ndër shqiptarët që zbarkuan në Itali në fillim të viteve ’90 me anijen Vlora “kishte të dëshpëruar, por kishte edhe nga ata që donin të mësonin zanatin nga më të mirët në treg”. Karriera kriminale filloi me një pakt me klanet italiane: fillimisht si skafistë dhe kontrabandistë, më pas si rrahës dhe vrasës me pagesë të krimit të organizuar, dhe përfundimisht si trafikantë droge që “sot, jashtëzakonisht të fuqishëm, kontrollojnë qendra shpërndarjeje dhe porte në mbarë botën; por edhe trafikantë njerëzish që sjellin emigrantë në Itali pikërisht në kohën kur qeveria italiane shpenzon miliona për t’i mbajtur ata në qendrat që ka ndërtuar në vendet e mafies në Shqipëri”.

Pas klanit Casamonica, gazetari që jeton nën mbrojtje policore, përshkruan rrugëtimin e një mafie të huaj, e cila, duke u forcuar në Itali, është shndërruar në një “fuqi ekonomike e financiare” ndërkombëtare. Trocchia ndjek protagonistët më të egër dhe rrëfen sulmin e tyre ndaj institucioneve, për ta mbyllur me një intervistë me prokurorin e përgjithshëm të Napolit, ish-kreun e Prokurorisë së Catanzaros, Nicola Gratteri.

“Të paktën prej dhjetë vitesh vazhdoj të them se grupet kriminale shqiptare nuk janë më ata që bënin bastisje në vila. Prej kohësh ata kanë hyrë në qarkun e madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke u bërë një fuqi ekonomike dhe financiare, siç dëshmojnë investimet në Shqipëri, që po ndryshojnë fytyrën e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës,”  thotë Gratteri në intervistë.

“Mafia shqiptare është bërë partnere tregtare e ‘Ndrangheta’-s, falë së cilës ka arritur të rrënjoset në Amerikën Latine dhe veçanërisht në Ekuador, Kolumbi dhe Brazil. Ka lidhje me organizatat kryesore kriminale transnacionale dhe po sheh me gjithnjë e më shumë interes tregjet aziatike dhe australiane. Në Evropë arrihet të konfiskohet më pak se 2% e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme. Pjesa tjetër hyn me lehtësi befasuese në ekonominë ligjore. Është thelbësore të ndiqen ndërmjetësit dhe ‘ndihmësit’ që ndodhen në bazë të strategjive të riinvestimit të kapitalit mafioz. Jemi shumë mbrapa, sidomos në luftën kundër mafieve jo-vendase, të cilat ende nënvlerësohen shumë”.

Megjithatë, “grupet shqiptare i kanë të gjitha tiparet e mafieve tona: nga kontrolli i territorit – sidomos në rajonet e qendrës e veriut – deri te aftësia për të ofruar shërbime, siguri dhe mbrojtje. Përveçse gëzojnë gjithnjë e më shumë mbështetje, ata përfitojnë edhe nga një bashkëpunim i heshtur i rrënjosur thellë, duke zhvilluar marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta me sipërmarrës, politikanë dhe profesionistë”.

Edhe roli i medias është thelbësor.

“Kanë provuar të më mbyllin gojën në shumë mënyra – thotë Trocchia – dhe nuk mund të shqetësohemi vetëm për kërcënimet. Gazetaria investigative nuk është në krizë për shkak të inteligjencës artificiale; nëse i kërkon ChatGPT-së lajme ekskluzive, nuk do të dijë t’i ofrojë – për këtë duhen gazetarët, dhe do të duhen gjithmonë. Gazetaria investigative hyn në krizë nëse e izolojmë, nëse ndalojmë së zgjedhuri atë, nëse mendojmë se nuk ka rëndësi. Ky libër është një hetim me lajme, histori, rrëfime dhe zbulime, dhe është rrëfimi i një mafie grabitqare, të pasur dhe të rrënjosur që po përpin Evropën”.

Nello Trocchia është reporter i gazetës Domani. Ai është autori i lajmit ekskluziv për rrahjet në burgun e Santa Maria Capua Vetere, të cilin e ka treguar në librin ‘Pestaggio di Stato’. Ka shkruar investigime për mafiet dhe korrupsionin politik për gazeta dhe revista, të cilat janë marrë nga mediat kryesore kombëtare e ndërkombëtare. Për televizionin ka realizuar dokumentarë të shumtë, përfshirë ‘Casamonica’, bazuar në librin me të njëjtin titull.

Ai do të prezantojë librin ‘Invincibili’ të enjten më 9 tetor në Romë (në Casa del Jazz, në viale di Porta Ardeatina, ora 18:00) me Massimo Giletti, Attilio Bolzoni dhe Francesco Acquaroli. Pastaj në Milano më 16 tetor me Selvaggia Lucarelli dhe më 27 nëntor, në kuadër të festivalit ‘Autunno Napoletano’, në Nola – qyteti i tij i lindjes – në gjimnazin që ka ndjekur, së bashku me Paolo Siani dhe Emiliano Fittipaldi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë