POLITIKE

Prishja e koalicionit/ Scholz: Në janar do të kërkoj votëbesimin nga Bundestagu, zgjedhjet, në mars

M.B Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 13:42

Prishja e koalicionit/ Scholz: Në janar do të kërkoj

GJERMANI- Kancelari gjermanOlaf Scholz (SPD) shkarkoi mbrëmë ministrin e Financave Christian LindnerngaFDP pas mësmarrëveshjeve të shumta rreth buxhetit dhe financimeve. Ai akuzoi Lindnerin për bllokimin e proceseve ekonomike, ndërsa Lindner u përgjigj se kancelari Scholz ka kërkuar në mënyrë ultimative prej tij "që të shkelen rregullat rreth financimeve". Kancelari Scholz tha se në janar do të kërkojë votëbesimin nga Bundestagu, ndërsa zgjedhjet e ardhshme mund të priten në mars. Por opozita është kundër.

Merz kërkon votëbesimin e qeverisë menjëherë

Kancelari Scholz ka bërë të ditur se do të kërkojë takim me liderin opozitar Friedrich Merz, për të çuar përpara disa nga projektet më të rëndësishme në vend, siç është buxheti dhe disa ligje të tjera. Por lideri i partisë CDU, Friedrich Merz ka bërë të ditur sot në mëngjes se ai dhe Unioni CDU/CSU nuk do të mbështesin qeverinë e tanishme në projektet e tyre. Merz tha se kancelari Scholz duhet të kërkojë votëbesimin në Bundestag menjëherë ose më së largu javën që vjen, që sipas tij do të thoshte se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më së largu në pjesën e dytë të janarit. Unioni CDU/CSU është i mendimit se Gjermania nuk ka kohë të presë deri në janar dhe të funksionojë me një qeveri që nuk e ka mbështetjen në parlament.

Përçarjet në FDP

Pas largimit të ministrit Christian Lindner u tha se nga qeveria u larguan edhe të gjithë minsitrat e tjerë liberalë. Por ministri i Komunikacionit Volker Wissing bëri të ditur se ai do të mbetet në postin e tij dhe se do të largohet nga partia liberale FDP. Ai nuk është dakord me politikën e kreut të partisë Christian Lindner. Deri tani nuk dihet nëse do të ketë largime të tjera nga kjo parti, por FDP në sondazhet e fundit ka vetëm rreth 3% mbështetje, që do të thotë se po të mbaheshin tani zgjedhjet, kjo parti do të mbetej jashtë Bundestagut.

Ndërsa sa i përket postit të minsitrit të Financave, merret vesh që kancelari Scholz do të propozojë që këtë detyrë të ushtrojë deri në zgjedhjet e ardhshme Jörg Kukies, sekretar shteti në zyrën e kancelarit.

Dështimet e negociatave edhe në Saksoni

Të njëjtën ditë ka ndodhur një "shpërthim" tjetër politik në landin e Saksonisë. Negociatat e partive CDU, SPD dhe Lëvizjes Sahra Wagenknecht për krijimin e koalicionit në këtë land kanë dështuar. Sahra Wagenknecht tha se lëvizja e saj nuk është dakord me politikën ndaj migracionit, luftës dhe paqes. Ndërsa partitë CDU dhe SPD në këtë land fajësuan këtë lëvizje për kushtëzime me çështjet që nuk kanë të bëjnë me politikën në land. Aktualisht nuk dihet se si do të dilet nga kjo krizë, sepse parta CDU ka përjashtuar bashkëpunimin me AfD, e cila ka fituar më së shumti vota, si dhe me të Majtën./ DW

gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë