POLITIKE

Program si i Bashës? "S’flasim për personazhe që janë bërë meme"/ Xhixho: Synojmë 12 mandate, edhe djali në mbështetje të Metës për 11 majin! 

E.D Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 16:21

Program si i Bashës? "S’flasim për personazhe që

TIRANË- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se Partia e Lirisë synon 12 mandate deputetësh dhe nuk do i bashkojë votat e saj me qeverinë e Edi Ramës pas 11 majit nëse do i duhen kartonët për ekzekutivin. Xhixho e ftuar në studion e report Tv tha se djali i Ilir Metës ka agjendën e tij politike në mbështetje të të atit për fushatën elektorale dhe zgjedhjet, ashtu sikurse çdo mbështetës dhe drejtues tjetër i partisë.

Nënkryetarja e PL-së nënvizon edhe arsyen pse Meta zgjodhi listën e hapur për të kandiduar më 11 maj nga burgu. Ajo theksoi se 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, janë përfshirë në programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore me PD. Sipas saj mes tyre shpopullimi, rrogat, pensionet, bujqësia, fermerët, biznesi, minimumi jetik, mbështetja e çifteve të reja që nuk përballojnë dot jetesën. 

“Besi është njeri i shkolluar, është rritur në LSI, tani PL, e bashkojnë kauza të rëndësishme të partisë. Gjithmonë ka qenë aty, e bashkon kauza e të rinjve, arsimi dhe programi. Sot është në mbështetje të presidentit të PL si shumë të tjerë, për të luftuar kundër këtij regjimi, për ta liruar vendin nga ky narkoshtet. Ai është në mbështetje të presidentitt ë PL, sikurse jemi të gjithë ne. Jemi të gjithë në mbështetje të kandidatëve tanë dhe janë të gjithë të rëndësishëm. Fenomeni i trashëgimisë së pushtetit apo mandatit të deputetit është te PS dhe jo te ne, PL apo edhe te PD. Edhe ata që mund të kenë qenë te ne, sot janë te PS-ja. Besi është në një agjendë të vetën, në takime që i zhvillon vetë, si çdo mbështetës i PL-së ndaj presidentit Meta, del në fushatë për partinë vetë, në mbështetje. Djalin e Metës e bashkojnë kauzat e të rinjve. 

Ilir Meta shfaqi konseguencë dhe madje e vendosi veten në listën e hapur, edhe në 2005 bëri të njëjtën gjë, ndërkohë që mund ta vendoste në listë të sigurt. Në 2008 bëri edhe grevë për ndryshimet Kushtetuese, që Shqipëria e ka në kurriz dhe ka një sistem ku kryetari vendos listën sot. Kjo është arsyeja kryesore pse Meta e vendosi veten në listë të hapur, për të dhënë shembull. Meta e ka kërkuar vazhdimisht edhe gjatë negociatave, ka qenë për listat e hapura, por nuk u dëgjua. Kauza kryesore e tij pasi të zgjidhet në Parlament do jenë pikërisht ndryshimet Kushtetuese. Meta do jetë më i votuari në Tiranë. 

Ne jemi përballë këtij regjimi, më 11 maj fitojmë zgjedhjet dhe nuk do të jemi pjesë e kësaj qeverie. Ne do të jemi jashtë kësaj mazhorance pas 11 majit, nuk do i bashkojmë votat me Ramën nëse do i duhen votat e PL, regjistroheni këtë. Ne synojmë 12 mandate, me të gjithë kandidatët tanë. Në Korçë kemi një mjek të përkushtuar dhe me potencial psh., kemi në Durrës, në Berat me Lefter Maliqin, kemi Ben Çukon në Fier, që do i japin dinjitet Parlamentit.

5 prioritetet e Partisë së Lirisë, janë përfshirë në programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore me PD. Mes tyre shpopullimi, rrogat, pensionet, bujqësia, fermerët, biznesi, minimumi jetik, mbështetja e çifteve të reja që nuk përballojnë dot jetesën. 30 mijë euro kredi për çiftet e reja, modeli hungarez. Kupon 250 mijë lekë për fëmijët për shkollim, si dhe pagat e mësuesve. Shumica e parave shpërdorohen me koncesione, inceneratorë, sterilizimin, check-up-in etj. I kemi marrë këto iniciativa edhe në Parlament, që nga kanabizimi i vendit nga viti 2017, kur edhe dolëm në opozitë.

Këto çështje, sidomos arsimi, duhet të shkojë përtej politikës dhe ngjyrave të saj, që paratë të mos shkojnë për kulla e koncesione, për informalitetin, evazionin, çarterat, dyfishimi i administratës publike, shishet e verës 35 mijë euro etj. Je vend që vjedh fondet e taksapaguesve europianë, si rasti i IPARD-it duke lënë bujqësinë dhe fermerët në mëshirë të fatit dhe shkaktuar skandal. Karburantet i ke sa Singapori, pse janë kaq lartë? Ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe falje të gjobave. Ne flasim për gjëra serioze dhe jo për personazhe që e di i gjithë populli dhe janë bërë meme," tha Xhixho.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë