POLITIKE

Programi për Bujqësinë/ Berisha: Toka u harrua, për këtë qeveri që nga viti 2015, prodhimi më i rëndësishëm ka qenë kanabisi

r.ll Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 19:10
Programi për Bujqësinë/ Berisha: Toka u harrua, për
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit të Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Bujqësisë. Berisha tha se për Shqipërinë bujqësia, blegtoria dhe përpunimi i prodhimeve të bujqësisë dhe blegtorisë është i një rëndësie themelore në shumë aspekte. Ai tha se sektori i bujqësisë është kontributori kryesor në prodhimin e brendshëm të vendit, rreth 20%. 

Më tej kryedemokrati hodhi akuza se që nga viti 2015, sipas tij "për qeverinë prodhimi i vetëm i rëndësishëm është kanabis dhe droga." Më tej shtoi se për herë të parë në dekada, vitin e kaluar prodhimi bujqësor ra në mënyrë të ndjeshme.

"Ka 3 vite që Shqipëria rrudhet si një vend prodhues, dhe mbetet vend shërbimesh dhe vend i ndërtimit ku, monumentet e drogës dhe korrupsionit zënë hapësirat dhe frymëmarrjen e qytetarëve shqiptarë në qytetet e mëdha të vendit.", u shpreh lideri i opozitës ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Shpreh falendërimin tim për të gjithë ju që jeni sot këtu, dhe që në tërësi përfaqësojnë rreth 40% të popullit shqiptar që jetojnë në fshat. Për Shqipërinë sektori i bujqësisë, bujqësia, blegtoria dhe përpunimi i prodhimeve të bujqësisë dhe blegtorisë është i një rëndësie themelore në shumë aspekte.

Së pari, ky sektor është si i tillë kontributori kryesor në prodhimin e brendshëm të vendit. Ky sektor, i cili jep rreth 20% të prodhimit të brendshëm të vendit, sipas një studimi të Bankës Botërore ka marrë gjithësej 0.19% të prodhimit të brendshëm të vendit, të GDP-së, pra nuk ka marrë asnjë 1/100 e asaj që jep. Dhe ky dispoporcion i financimit të këtij sektori dëshmon qartë injorimin e plotë tij nga qeveria aktuale.

Për këtë qeveri, që nga viti 2015 prodhimi i vetëm i rëndësishëm është kanabis dhe droga. Nuk keni dëgjuar ju ndonjëherë ministrat, as kreun e tyre të flasë as për lopën, as kanalet vaditëse, të flasë për qumështin, vezët, apo fermerin. E keni dëgjuar me mijëra herë të flasë për drogën dhe kanabisin. E keni dëgjuar dhe është dokumentuar se, ky mendjeprishur konsideron të dobishme tokën e Shqipërisë për t’u mbjellë me drogë dhe jo me prodhimet e saj më të mrekullueshme, të cilësisë së lartë, të llojeve nga më të ndryshmet. Por, siç del nga mbledhjet e Këshillit të Ministrave për të droga është para, dhe o burra, të kujdesemi për të.

U injorua në mënyrë totale toka, e cila është një pasuri themelore e çdo vendi. Masat për mbrojtjen e tokës janë inekzistente. Ky njeri që në çdo fjalë nxjerr një mashtrim, ju kujtohet kur fliste për rrugicën që do ta çonte tek ara dhe ujin që do të çonte tek çdo bimë? Shqipëria, jo që nuk shtoi sipërfaqe vaditëse, por e reduktoi sipërfaqen.

E vërteta është se, për herë të parë në dekada, vitin e kaluar prodhimi bujqësor ra në mënyrë të ndjeshme. Kurse, prodhimi në tërësi dhe ai industrial ka 3 vite që bie çdo vit e më poshtë. Ka 3 vite që Shqipëria rrudhet si një vend prodhues, dhe mbetet vend shërbimesh dhe vend i ndërtimit ku, monumentet e drogës dhe korrupsionit zënë hapësirat dhe frymëmarrjen e qytetarëve shqiptarë në qytetet e mëdha të vendit.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë