POLITIKE

Programi për personat me aftësi ndryshe/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për rehabilitimin! Shteti do përballojë të gjitha shpenzimet tuaja

M.B. Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 11:55

Programi për personat me aftësi ndryshe/ Berisha: Do bëjmë

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me personat me aftësi të veçanta. Berisha tha se në rast se PD vjen në pushtet, do të bëjnë gjithçka për rehabilitimin e tyre. Ai shtoi se shteti do përballojë të gjitha shpenzimet e këtyre personave.

Gjithashtu Berisha tha se qeveria disponon çdo vit të ardhurat që mbledh nga qytetarët dhe ajo duhet t’i shpërndajë ato me drejtësi. Ai theksoi se paketa e dhembshurisë do fillojë më së pari me këtë grup dhe ajo paketë do u japë përgjigje sipas tij çështjeve kryesore për ta.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne do bëjmë gjithçka për rehabilitimin. E kam theksua dhe e theksoj se ky është një sektor mungestar në Shqipëri. U siguroj që investimet më serioze do bëhen në sektorin e rehabilitimit, në mënyrë që secili qytetar me aftësi ndryshe, të mund të zhvillojë, të përmirësojë aftësitë e tij, të ushtrohet dhe të rehabilitohet.Rehabilitimi këtu është pothuajse inekzistent.
Ose po të duash ta marrësh, është shumë i kushtueshëm dhe nuk përballohet. Ne nuk jemi ende një vend i pasur, por ne jemi, ua them unë ju me garancinë më të madhe, me vërtetësinë më të madhe, se ne jemi një vend, i cili në rast se përdor me transparencë dhe drejtësi buxhetin e vet, nuk do ketë asnjë shqiptar në gjendje mjerimi.

Sepse qeveria disponon çdo vit të ardhurat që mbledh nga qytetarët dhe ajo duhet t’i shpërndajë ato me drejtësi. Se cila është drejtësia e kësaj qeveria në shpërndarjen e të ardhurave, unë do u jap ju vetëm një shembull. Këtë vit ishte 8 miliardë euro buxheti, më i madhi. Po, më i madhi ishte, ua them edhe unë, se ky ka filozofinë e taksave të larta, ky vendos taksa në çdo gjë, jo ne nuk kemi këtë filozofi, ne nuk vendosim taksa në çdo gjë, në asnjë mënyrë. Por ky 8 miliardë euro, dhe pati çfarë t’i thuash, thoni çdo epitet që mund t’i vini, la për 760 mijë pensionistë, gjithsej 16 milionë euro. 16 milionë euro për më shumë se një të tretën e popullatës. Si mundet një njeri? Kush mundet kështu? Mundet ai që ka sy, por nuk shikon se sytë e mendjes ia ka bllokuar luksi, mashtrimi, hajnia.

Si mundet ai që t’u japë pensionistëve 16 milionë euro dhe të thotë se po vura më shumë, biem në katastrofë. Kolegu i tij në Prishtinë u lë pensionistëve 6 herë më shumë, 100 milionë euro. Dhe i merr nga buxheti, nuk u thotë pensionistëve që ju e keni fondin e pensioneve kaq dhe aq do merrni. Pra ai ka 1 mijë arsye morale dhe ligjore që nga buxheti të kalojnë para për ju për ët fituar pensionet. Po mund të rrijë invalidi, personi me aftësi ndryshe me 14 mijë lekë pensioni? Kurrë nuk mund të rrijë. Ky është një cinizëm. Kjo është pashpirtësi. Dhe kjo merr fund. Dhe ua them ju këtu sot se paketa e dhembshurisë do fillojë më së pari me ju. Ajo paketë do u japë përgjigje në radhë të parë çështjeve kryesore tuajat.

Në radhë të parë pensioneve dinjitoze. E kam thënë dhe e them, shteti do të përballojë të gjitha llojet e shpenzimeve që duhet të kompensoni për aftësitë ndryshe. Të gjitha. Shteti do bëjë gjithçka që ju të mund të angazhoheni me aq sa e keni mundësinë, në punë. T’u lehtësojë sa më shumë ju dhe familjet tuaja. Ai fondacioni që është ngritur për t’ua marrë nga xhepi ato që u japin. Se këta kështu e kanë. Edhe për fermerët japin 56 milionë dhe marrin për vete 30 milionë për rroga dhe u lënë gjithë fermerëve të Shqipërisë më pak se 30 milionë. Edhe këtu të njëjtin qëndrim mbajnë.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë