POLITIKE

Projektligji për Qeverisjen Elektronike, Balla në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin: 1242 shërbime online në e-Albania

M.B. Përditësimi i fundit 3 Shtator 2024, 14:09
Projektligji për Qeverisjen Elektronike, Balla në Komisionin për
Taulant Balla

TIRANA- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka zhvilluar sot mbledhjen e saj në nisje të sesionit të ri parlamentar. Në këtë mbledhje, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për qeverisjen elektronike.

Balla tha se ky projektligj synon adresimin e sfidave aktuale dhe të siguron që Shqipëria të jetë në një linjë me zhvillimet e fundit teknologjike, duke përmirësuar më tej ofrimin e shërbimeve publike. Ai ka shtuar se me përditësimet e fundit janë 1242 shërbime të disponueshme online përmes platformës e-Albania. Gjithashtu Balla tha në lidhje me propozimet e reja të projektligjit se ato nuk e prekin thelbin e ligjit të miratuar më parë.

PJESË NGA FJALA E BALLËS NË KOMISION:

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është autoriteti të cilit i kemi besuar edhe ju si Kuvend edhe ne si qeveri, së pari administrimin, së dyti mirëmbajtjen e çdo sistemi dhe çdo infrastrukture qoftë hardware, por edhe software të të gjitha shërbimeve të qeverisjes elektronike në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Republikën e Shqipërisë dhe kjo agjenci përgjigjet për ngritjen, mirëmbajtjen, administrimin e sistemeve edhe të aplikacioneve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pa harruar infrastrukturën e qendërzuar, infrastrukturën TIK për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, por dhe institucionet jo buxhetore të cilat përdoren tarifat e shërbimit.

Ndryshimet më së shumti lidhen me disa saktësime teknike që kanë dal përgjatë procesit të zbatimit të ligjit, bëhet fjalë edhe për disa saktësime në aspektin e terminologjisë, me qëllim përmirësimin vijues të ligjit të qeverisjes elektronike në Republikën e Shqipërisë që lidhet pandashmërisht me infrastrukturën dixhitale në administratën publike në ngritjen e sistemeve elektronike, siç ju thash në zhvillimin e shërbimeve dhe në implementimin e një elementi të ri të domosdoshëm të pazëvendësueshëm tanimë sikurse është inteligjenca artificiale.

Ndryshimet dhe shtesat e propozuara janë kryesisht të lidhura me qartësimin e disa pasaktësive ose paqartësive më shumë me qëllimin themelor zbatimin rigoroz të ligjit dhe së pari kërkoj mbështetjen tuaj kolegë deputetë që AKSHI-n ta kemi me një bord këshillimor pranë tij, i cili të veproj si një organ konsultativ për çështjet e teknologjisë së informacionit duam apo s’duam edhe AKSHI duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley, pra me një bord këshillimor në mënyrë që të merren vendimmarrjet e duhura për sa i përket konsultimit që kjo agjenci ka të nevojshme në këto çështje që lidhen pra me teknologjinë e informacionit.

Është parashikuar në ligj mundësia e ofrimit të shërbimit dhe këtu besoj që nuk ka të majtë dhe të djathtë, mazhorancë dhe opozitë që nuk e mbështet nevojën e ofrimit të shërbimit të nënshkrimit elektronik, të vulës elektronike dhe të certifikatës elektronike për shtetasit shqiptarë dhe të huaj. Përfituesit më direkt të kësaj mase që kemi sjellë për të marr miratimin tuaj, janë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit, ku synimi ynë është që asnjë shërbim konsullor të mos ofrohet më dorazi, por të jetë i gjithi online.

taulant balla

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë