VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), të Mbështetjes dhe Prokurimit (NSPA) si dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë, sipërmarrës, kompani e biznese. Ky aktivitet i titulluar “Dita e Industrisë” kishte si synim dhënien e një informacioni mbi procedurat e prokurimit, legjislacionit dhe kushtet që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë në Shqipëri për të marrë pjesë në prokurimet ndërkombëtare, por edhe për të përcaktuar një bashkëpunimim mes bizneseve shqiptare dhe agjencive të NATO-s.
Gjatë fjalës së tij, Peleshi nxiti përfaqësuesit e biznesit të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këto projekte, duke shprehur nga ana tjetër gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për krijimin e urave të duhura të bashkëpunimit ndërmjet operatorëve privatë shqiptarë dhe përfaqësuesve të strukturave me përvojë të NATO-s.
“Konfliktet kanë bërë që kërkesa të rritet shumë për armatime, për ushqime apo mallra të tjera që prokurohen në këto agjenci të NATO-s. Bota e madhe e konflikteve në rritje ka sjellë edhe rritje të kërkesës dhe ne ju ftojmë të përfitoni nga këto kontrata. Tashmë keni më shumë se 30 vite eksperiencë. Kemi kompani të shkëlqyera që sa herë kanë dalë jashtë vendit kanë fituar besim për shkak se e kanë rritur standardin”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.
Në këtë aktivitet që u mbajt në Qendrën e Invacionit, Peleshi evidentoi edhe disa nga projektet që po marrin jetë në këtë qendër e që do tu vijnë në ndihmë sipërmarrjeve.
“Deri dje ka patur një mur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe botës së biznesit. Dukej një tabu dhe një sektor i padepërtueshëm për ç’ka ndodh sot në botën e inovacionit dhe teknologjisë. E kundërta është e vërtetë. Ne kemi sot mundësi të mëdha edhe kombëtare, por mbrapa nesh është një perde tjetër, e cila do të hapet sot dhe është shumë herë më e madhe, mundësia e NATO-s”, shpjegoi ministri Peleshi.
Para sipërmarrësve, ministri foli edhe për nismën e re për rigjallërimin e industrisë ushtarake në vend.
“Ne po punojmë fort për të ndërtuar kuadrin ligjor dhe më vonë edhe institucional të insdustrisë ushtarake në vendin tonë. Të gjithë e dini që ne vijmë nga një e kaluar e një gjigandomanie të ushtrisë, ku i gjithë populli ishte ushtar, pastaj u pasua nga një kohë tjetër e detyrueshme demilitarizimi dhe sot jemi në një kohë kur e kemi tejkaluar këtë pjesë të historisë. Jemi anëtarë të NATO-s, duam dhe duhet të luajmë edhe ne pjesën tonë në industrinë e ushtarake të Aleancës.
Kemi asete të së shkuarës, të cilat me investime të përbashkëta mund të riaktivizohen. Por së pari na duhet një kuadër ligjor i përshtatshëm dhe incentiva për investime. Kemi parasysh këtu jo vetëm investitorë të huaj, por kemi edhe investitorë shqiptarë që mund të mos kenë përvojë në këtë fushë, por janë të gatshëm të jenë partnerë në këtë industri të re që do të fillojë të marrë jetë që këtë vit. Është një takim për të hapur perdet e mundësive dhe për të bashkëpunuar me sipërmarrjet shqiptare”, u shpreh Peleshi.
“Dita e Industrisë” lindi si një ide në Bruksel në muajin shkurt. Ndaj në këtë takim Ministri i Mbrojtjes falenderoi edhe Dorina Canin, oficere për kontratat pranë Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), e cila kontribuoi në organizimin dhe dhënien e informacionit të nevojshëm për përfaqësuesit e biznesit.
TIRANA- Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ësht&e...
Durim Bami DUBAI- Durim Bami është vënë në pranga nga policia e Dubait ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tij &e...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar edhe njëhere vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe lo...
Foto nga arkiva TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mësohet se është paraqitur paraditen e sotme n&e...
KOSOVË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar sot Kosovën në 25-...
Foto nga postimi i Edi Ramës TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh votuesve të Partisë Socialiste me rastin e...
Kuvendi TIRANA- Ndonëse nuk është e enjte, ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancën plenare të radh&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një seri raportesh për kontrolle në Bashki të ndryshme në ve...
Foto ilustruese TIRANË- Një pjesë e mirë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisëdo të udhëtojn&e...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij si çdo mbrëmje para mbështetësve...