Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka deklaruar se nuk do të votojë pro propozimit të Blendi Klosit për heqjen e taksave për resortet me 5 yje. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Majko ka theksuar se ka shumë rezerva në lidhje me propozimin e Klosit. Ndërkohë që ka theksuar se në këtë propozim ai do të abstenoj votën e tij.
"Me Klosin ndaj një miqësi shumë të vjetër, dhe kjo është parathënie për të mos krijuar keqkuptime lidhur me disa nga rezervat që unë kam për këtë propozim. Së pari dëshiroj të them që unë u binda me argumentet se pse duhen brandet dhe mekanizmi i brandeve si presion për rritjen e cilësisë në turizëm. Por, unë nuk kuptoj pse ky standard duhet të funksionojë si i tillë deri në dhjetor 2026, nëse bëhet fjalë që kjo është një cilësi e përhershme, pse e sillni përsëri për një shtyrje 2 apo 5 vjeçare. Nëse doni që brandet të jenë si cilësi e turizmit shqiptar, nuk e kuptoj pse duhet të themi që deri në dhjetor 2026 brandet do të vijnë në Shqipëri dhe pas kësaj për të mira e gëzime. Së dyti, ju thoni që është për nxitjen e investimeve , por në paragraf thuhet “entitetet që operojnë në strukturat akomoduese”, operojnë dhe që investues janë dy gjëra të ndryshme. Industria jonë e turizmit bazohet në hotele me 3 yje e poshtë, ku unë jam frekuentues i rregullt, shpresoj që ju të kuptoni se unë do të abstenoj për propozimin tuaj," tha Majko.
pandeli majko
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
27 Janar10:33
Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide paraqitet në SPAK
leonard hide
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Libohovës, Leonard Hide është paraqitur ditën e sotme në Prokurorin&eum...
I.A
POLITIKE
26 Janar20:52
Artikulli i Reuters: Vendimi i Trump bllokon afganët në Shqipëri
TIRANË- Agjensia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull urdhërit të Presidentit Donald Trump për të pezulluar dhënien...
I.A
POLITIKE
26 Janar16:02
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KOSOVË- Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona të panjohur më...
r.ll
POLITIKE
26 Janar12:46
U dënua me 1 vit burg nga GJKKO për korrupsion zgjedhor, Memolla: Vendim aspak i mbështetur në prova dhe fakte, do jem kryebashkiak i Rrogozhinës deri në...
edison memolla
RROGOZHINË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg për korrupsion zg...
r.ll
POLITIKE
26 Janar11:26
PD: Bashkia e Tiranës mohon bonusin e qirasë për qytetarët përfitues
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike ka mbajtur sot një deklaratë për m...
r.ll
POLITIKE
25 Janar17:44
Prezantimi i krijimit të shtetit Bektashi, Berisha: Thikë pas shpine e Ramës ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe akt madhor antikombëtar!
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas prezantimit të krijimit të shtetit Bektashi në nj...
r.ll
POLITIKE
25 Janar15:55
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Berisha: I pavdekshëm kontributi i tij në ringjalljen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë pas diktaturës
janullatos, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janu...