POLITIKE

Protesta e 11 korrikut/ Balliu: Në shkollat e narkoshtetit gjen me lehtë drogën se sa librin, modeli janë trafikantët e qeverisë

M.B. Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 11:17
Protesta e 11 korrikut/ Balliu: Në shkollat e narkoshtetit gjen me
Klevis Balliu

TIRANA- Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur sot për gjendjen e sistemit arsimor në vend. Balliu tha se në një narko-shtet nuk mund të kesh tjetër veçse narko-arsim dhe narko-mësues. Sipas tij në shkollat e narkoshtetit gjen më lehtë drogën se sa librin. Balliu ka shtuar se në mentalitetin e narko-shtetit modeli janë trafikantët e qeverisë, jo njerëzit e dijes dhe prandaj, sipas tij, shqiptarët zgjedhin të ikin. Ai u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për të marë pjesë në protestën e opozitës që do të mbahet më 11 korrik.

Deklarata e Koordinatorit të rajonit të Tiranës, Klevis Balliu:

Përshëndetje

Partia Demokratike ka denoncuar në vijimësi dhe me përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare gjendjen alarmante të arsimit në Shqipëri. Pak ditë më pare, nga kjo foltore, dënuam degradimin e shënuar me rastin e dhunës në Fakultetin e Ekonomisë ku një pedagog dhunoi fizikisht kolegen.

Para pak javësh ngritëm zërin kundër drejtoreshës dhe një mësueses në gjimnazin ‘Qemal Stafa’, që mashtronin gjimnazistët me bursa studimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një rast tjetër, ndoshta edhe më tragjik dhe më domethënës për katastrofën ku e ka hedhur Rilindja shkollimin e fëmijëve shqiptarë, vjen nga Durrësi.

Një drejtor shkolle, në këtë qytet me tradita në kulturë, arsim dhe trashëgimi, ishte shpërndarës lëndësh narkotike. Ai që duhet të ushqente fëmijët me dije dhe dinjitet u shiste drogë. Ai që duhet të ishte modeli për adoleshentët durraskë, nuk ishte më shumë se një bandit.

Kjo është fytyra e Rilindjes në arsim, dhe të gjitha përrallat e propagandës janë për tu hedhur hi syve shqiptarëve. Si erdhëm deri këtu?! Nëpër rrugët e Rilindjes së Edi Ramës nuk ecën me arritje, por me ilegalitet. Prej 11 vitesh në arsim nuk emërohesh apo bën karrierë në bazë të arritjeve dhe diplomave, por vetëm nëse je i besuari i qeverisë, patronazhisti që vjedh zgjedhjet për të kapur një punë dhe vjedh të ardhmen e nxënësve për të kapur ndonjë lek.

Në një narko-shtet nuk mund të kesh tjetër veçse narko-arsim dhe narko-mësues. Në shkollat e narkoshtetit gjen me lehtë drogën se sa librin. Në mentalitetin e narko-shtetit modeli janë trafikantët e qeverisë, jo njerëzit e dijes. Prandaj shqiptarët zgjedhin të ikin. E kanë të pamundur të shohin fëmijët e tyre të drejtohen nga kriminelë dhe të mësohen nga banditë.

Te nderuar qytetare

Duhet ti heqim fëmijët tanë nga goja e hienave të Rilindjes. Ose duhet të ikim të gjithë, ose të largojmë bandën e narko-shtetit! Vjedhjen e jetës me Onkologjik dhe e së ardhmes me banditë, nga qeveria e deri nëpër shkolla, duhet ta ndalim. Bashkohu me opozitën, të enjten ora 20.00. Nuk është një betejë për t’i dhënë qeverisë një mësim, por për të larguar nga arsimi, nga zyrat e shtetit ata që përveç drogës nuk kanë mësim tjetër për t’u dhënë fëmijëve tanë.

klevis balliu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë