“Më goditi prindërit, u nxeha dhe i qëllova me pistoletë”, zbardhet dëshmia e Ngushëllim Manzit që vrau dy vëllezërit në Kamëz
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...

TIRANA- Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ka reaguar ashpër ndaj protestave të dhunshme të zhvilluara së fundmi në Tiranë nga përkrahësit e Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato të papranueshme për një vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë për media, lëshuar të martën në Berlin, Krichbaum ka bërë thirrje për distancimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha nga aktet e dhunshme: Nëse Berisha do të kishte ende sadopak besueshmëri, ai do të duhej të distancohej menjëherë nga kjo lloj proteste dhe t'i përjashtonte të dhunshmit nga partia. "Fatkeqësisht lind dyshimi se Berisha po i nxit më tej këto protesta".
PD duhet të ndryshojë kreun
Në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë e njohur për vlerat e saj evropiane, por sipas Krichbaum, ajo është larguar gjithnjë e më shumë nga këto parime. Ai theksoi se është e domosdoshme që PD-ja të rinovohet dhe të zgjedhë në krye një lider me integritet, në mënyrë që të funksionojë si një opozitë e fortë dhe konstruktive. "Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një qeveri dhe për një opozitë të fortë," tha Krichbaum.
Lidhur me arrestin shtëpiak të Berishës, Krichbaum theksoi se SPAK është një institucion i pavarur dhe i besueshëm, krijuar nën presionin e Bashkimit Evropian, dhe se akuza ndaj Berishës është serioze. Sipas tij, në çdo shtet të Bashkimit Evropian, një politikan me akuza të tilla do të ishte në paraburgim dhe jo në arrest shtëpie komod. Krichbaum theksoi se "Berisha nuk duhet të paraqitet si viktimë e një procesi të motivuar politikisht, por duhet të përballet me akuzat ndaj tij".
Në përfundim, Krichbaum deklaroi se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse Partia Demokratike do ta ketë forcën e nevojshme për t'u rinovuar dhe për të rifituar besimin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Mosbindje civile kundër qeverisë Rama
Protestat që filluan të hënën në Tiranë janë organizuar nga opozita e djathtë, veçanërisht përkrahësit e Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Protestat janë përshkallëzuar në dhunë, me disa protestues që kanë hedhur kokteje Molotov ndaj ndërtesave qeveritare, përfshirë selinë e Partisë Socialiste dhe Ministrinë e Brendshme.
Shkaku kryesor i këtyre protestave lidhet me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë së Ramës, si dhe me arrestimin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të cilin opozita e konsideron një akt politik të motivuar nga hakmarrja. Opozita gjithashtu kërkon lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak, ku ndodhet për akuzat e korrupsionit. Berisha u vu në arrest shtëpie dhjetorin e kaluar, ndërsa hetohej për një ligj që thuhet se i dha dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, përfitime financiare në një projekt ndërtimi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi i mohojnë akuzat, duke pretenduar se janë viktima të një hakmarrjeje politike. Pavarësisht hetimeve, Berisha rimori drejtimin e Partisë Demokratike dhe në korrik u konfirmua nga një gjykatë në Tiranë, si kryetari i saj./ DW
Jurgis Çyrbja TIRANË- Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientët e Prokurorisë së Posaç...
NIKËL- Disa banorë të njësisë administrative Nikël, të Bashkisë Krujë, kanë protestuar në qend&eum...
KOSOVA- Autoritetet në Kosovë njoftuan të martën se është hapur vendkalimi kryesor kufitar në Merdarë për hyrjen ...
TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar si dhe kishte...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentua...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë një konference për mediat. Gjatë ...
TIRANË- Në Tiranë pati përplasje të dhunshme të hënën në mbrëmje, ndërsa mbështetësit e Parti...
albana vokshi TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, njëkohësisht deputete e PD-së, Albana Vokshi...
komision TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Check-up dhe Sterilizmit n&eu...
pamje nga takimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët ka theksuar se legalizimet janë gjithashtu një pik&eu...