POLITIKE

'Protesta e opozitës jehonë ndërkombëtare'/ Koka: Pse Rama po radikalizon situatën

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2026, 21:14
'Protesta e opozitës jehonë ndërkombëtare'/ Koka:

Gazetari Bledian Koka komentoi protestën e djeshme të opozitës, duke u ndalur te reagimi i mazhorancës dhe jehona ndërkombëtare e tubimit.

Sipas Kokës, reagimet e kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe deputetëve të shumicës ishin të koordinuara dhe synonin kundërpërgjigjen ndaj asaj që ai e cilësoi si jehonë të gjerë ndërkombëtare të protestës. Ai theksoi se mediat e huaja, sipas tij, e pasqyruan ngjarjen si protestë antiqeveritare për shkak të akuzave për korrupsion dhe kërkesave për dorëheqje, pa u fokusuar te dhuna.

Koka u shpreh se situata po radikalizohet dhe se, në vlerësimin e tij, kryeministri po synon një përplasje politike që do ta zhvendoste vëmendjen nga, siç tha ai, çështjet e korrupsionit dhe akuzat ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai shtoi se opozita duhet të ruajë fokusin te ajo që e konsideron si thelbin e problemit.

Në intervistë, gazetari përmendi edhe vizitën e një zyrtari të lartë amerikan në Tiranë dhe takimet e tij me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, duke e lidhur këtë me zhvillimet e fundit politike. Po ashtu, ai iu referua një deklarate të Dhomës Amerikane të Tregtisë lidhur me menaxhimin e tenderave të teknologjisë së informacionit dhe situatën e platformës e-Albania.

Shiko, duhet kuptuar që reagimet, po t'i shikoni ishin reagime në, në sintoni. Po i quajmë kështu sintoni, jo vetëm zoti Rama, por edhe të gjithë ministra e tij dhe deputetët që përbëjnë grupin parlamentar, kishin po themi si një urdhër, një reagim në en block kundër protestës. Që mbrëmë edhe gjatë ditës së sotme. Pra mbrëmë e bën anëtarët e qeverisë dhe të grupit parlamentar.

Sot ishte zoti Rama që mbajti, qëndrimin e vet, që do të thotë që kjo ishte një, një reagim  i cili ka ardhur në Twitter për shembull, po e shohim me vëmendje, një reagim në Twitter, i cili ka për qëllim kundërpërgjigjen e asaj që pati jehona ndërkombëtare e protestës.

Pra, dje përveç efektit të brendshëm dhe presionit të brendshëm që vjen nga opozita dhe nga protesta e saj, shqetësimi më i madh i zotit Rama, kush ishte? Ishte fakti që protesta pati një jehonë shumë të madhe ndërkombëtare. Dhe e gjithë kryefjala, përveç se përmbajtja e teksteve, kush ishte? Ishte protesta antiqeveritare në Tiranë. Askush, nuk, po t'i shikoni këto mediat që e njohin shumë mirë tempizmin e protestës apo tempizmin e protestave nëpër botë, nuk foli për dhunë të protestuesve. Por foli për faktin që në Tiranë ka një protestë antiqeveritare për shkak të korrupsionit dhe që kërkohet dorëheqja.

Pra shikoni se kush është diferenca dhe kjo është të paktën për ata që mund të kenë rënë ose bien pre e propagandës së zotit Rama. Që duhet të kuptoni se çfarë do të thotë protesta. Kjo është. Fatkeqësisht, domethënë, sigurisht që unë nuk jam nga ata që e nxis dhunën e të tjera e të tjera. Por ka një aksiomë, që kur arsyeja pushon së ekzistuari ose qeveria bën shurdhin para kërkesave, atëherë sigurisht që qytetarët do të duhet ta ngrejnë zërin e tyre për shkak të kësaj. Dhe në çfarë situate jemi? Pra nuk është se këtu kemi thjesht një protestë të dhunshme para qeverisë. Kemi, ka një arsye pse ndodh kjo protestë.

Sepse, unë mendoj që në këto momente është zoti Rama që po kërkon të konfrontohet me, me me opozitën është zoti Rama që po kërkon të radikalizojë situatën. Sepse në një situatë radikale çfarë ndodh? Ndodh llogorizimi përkatës. Pra, nga njëra anë është një palë dhe nga ana tjetër është një palë dhe kur ky llogorizim ndodh, çfarë ndodh? Arsyeja pse ndodh llogorizimi fillon dhe zbehet dhe del në pah vetëm fakti që është një konflikt, një tension i madh dy palësh, i cili mund të eskalojë dhe mund të ngjallë shqetësimin e ndërkombëtarëve.

Dhe kjo do të sillte çfarë? Uljen e presionit tek mazhoranca për atë që është kryefjala e momentit, e aferës së madhe të korrupsionit ku është e përfshirë zëvendëskryeministrja e padorëhequr dhe e pashkarkuar meqë ra fjala nga Edi Rama. Dhe si me thënë, kalohet pastaj te ajo që është më, më, më shqetësuese që sigurisht është tensioni në një vend i cili është anëtar i NATO-s, një, dhe është vend aspirant për në Bashkimin Europian, dy.

Pra problemi në këtë rast nuk është më vetëm i zotit Rama, po bëhet problem edhe i ndërkombëtarëve. Dhe unë mendoj që zoti Rama po synon ta prodhojë këtë lloj gjëje, ta prodhojë këtë lloj radikalizimi, së pari nga brenda, që më pas problemi mos të jetë më i tij, po të jetë i ndërkombëtarëve për t'u zgjidhur dhe të humbasë ajo që është gjeneza e problemit që është korrupsioni, që është fakti që ai nuk dorëzon zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku, që është e akuzuar për korrupsion dhe për shpërdorim detyre, dhe  kërkon të relativizojë këtë. Këtu është një moment shumë delikat, për të cilin opozita duhet të jetë e kujdesshme, që mos të bjerë tek kjo pjesa. Pra, fokusi duhet të mbahet vetëm tek ajo që është problemi kryesor, për të cilin presioni ndërkombëtar është aty dhe ka pasur edhe mesazhe gjatë ditës së sotme.

Për shembull, sot një zyrtar i lartë amerikan ka ardhur në Shqipëri dhe ka takuar të gjithë, si me thënë, ekspertët, si me thënë, përfaqësuesit e kabinetit qeveritar dhe ata që kanë të bëjnë me ligjin, ministren e, ministren e Brendshme, ministrin e Drejtësisë, ka takuar kreun e BKH-së, kreun e SPAK-ut.

Pra praktikisht po ta shikoni, më shumë sesa me shtetin shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një raport diplomatik me organet e drejtësisë së këtij vendi. Dhe pyetja është pse po e bëjnë këtë? Sepse qartazi ato që ne diskutojmë për Belinda Ballukun, ato që ne diskutojmë për Erion Veliajn, ato që diskutojmë neve për Ergys Agasin. Ke parasysh që ne mund të dimë vetëm në për cilësi, sigurisht që ata i dinë shumë më shumë.

Dhe deklarata e djeshme e Dhomës Amerikane të Tregtisë çfarë ishte? Një ditë para se zyrtari i lartë të vijë në Tiranë, ata bëjnë një deklaratë dhe thonë që këtu po minohet siguria kombëtare për mënyrën se si po menaxhohen tenderat e teknologjisë së informacionit. Dhe AKSHI-t. Pra nuk ishte vetëm shqetësimi që këtu kompanitë amerikane nuk pijnë dot ujë te AKSHI, por fakti që ajo që është shteti paralel elektronik në Shqipëri, që quhet e-Albania, sot ka rënë, nuk funksionon sepse e kanë në dorë dy delinkuentë në kërkim nga drejtësia. Një është Ergys Agasi, tjetri është Ermal Beqiri. Pra kaq banal është shteti shqiptar i ndërtuar nga Edi Rama. Që shtetin paralel, shteti, se është shtet paralel shteti elektronik, ia ka lënë në dorë dy delinkuentëve bashkë me çelësat, bashkë me password-et përkatëse dhe Noc Rrokun e ka Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë që presin të printojnë një çertifikatë ose të marrin ndonjë shërbim nga ato shërbimet e lodhura.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?