POLITIKE

Protesta e opozitës, Këlliçi thirrje prokurorit Prençi: O do të rrëzosh Dumanin, o do të çosh para drejtësisë Veliajn! Rrugë të mesme nuk ka

I.A Përditësimi i fundit 7 Maj 2024, 13:12
Protesta e opozitës, Këlliçi thirrje prokurorit Prençi:
Belind Këlliçi

TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës. Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë u shpreh se ata janë mbledhur për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky Tirana që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj.

Ai më tej në fjalën e tij i bëri thirrje drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme ku u shpreh se ata sot kanë mbi shpatulla burgosjen pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë të liderit të opozitës, Sali Berisha. Këlliçi i bëri thirrje prokurorit Prençi që të rrëzojë Dumanin, ose të çojë para drejtësisë Veliajn. 

“Përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që në protestën e gjashtë keni ardhur sërish sot për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj, kundër një hajduti që sot njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës!

Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i bashkisë që ngriti Policinë e Shtetit për të mbrojtur veten, një hajdut që do të shënohet në kujtimet të te zeza të shqiptarëve si një bandit, si një hajdut që vodhi qytetarët, vodhi votën me shtabin e tij elektoral të 14 Majit, që tashmë gjysmën e ka të burgosur dhe gjysmën tjetër do ta ketë shumë shpejt në burg.

I bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme. Sot keni damkën e madhe mbi kurriz, mbi shpatulla, të burgosjes pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, të liderit të opozitës të një vendi anëtar të NATO-s. Profesor Dr. Sali Berisha, sot në ditën e 127, ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërkohë , drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka çuar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, për heqjen e imunitetit të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, e ka përmendur 11 herë nominalisht shtetasin Erion Veliaj në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Dhe çfarë ndodh?! Pesë muaj më vonë, prokurori tjetër që mbulon çështjen e Tiranës, Dritan Prençi, e fshin nga dosja emrin e Erion Veliajt.

Dritan Prençi, ke vetëm dy rrugë: o do të amnistosh Erion Veliajn, duke rrëzuar automatikisht drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumanin,  ose do të mundohesh t’i shpëtosh fytyrën këtij institucioni duke zbatuar ligjin dhe duke e çuar para drejtësisë, Erion Veliajn. Rrugë të mesme nuk ka!” tha ai.

belind këlliçi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë