BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e organizuar dje para kryeministrisë dhe bashkisë së Tiranës.
Në deklaratën e tij Berisha shprehet se dje qytetarët dolën në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një "katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës". Ai tha se dje ishte dita e besës së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë.
"Dje u drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. Dje u drodh nga themelet nomeklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument i pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshmëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit, mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e Tiranës.", u shpreh Berisha.
DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS:
Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme. Nderimin tim më të madh për të gjithë ata burra e gra, të ri e të reja që në kushte të jashtëzakonshme u grumbulluan, u bashkuan dje në një manifestim, në një protestë të jashtëzakonshme. Në një cunam të vërtetë të paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit. Secilit prej jush dëshmuat shkallën më të lartë të përgjegjësisë qytetare. Morët përsipër të ngriheni mbi të gijtha vështirësitë që pa diskutim krijonte motin ditën e djeshme dhe këto ditë.
Dolët në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës, më shumë se në çdo pushtim tjetër në histori. Dolët në protestën tuaj për votën e lirë dhe rrotacionin. Dje ishte dita e besës së madhe së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë, rotacionin. Për të çliruar shqipërinë nga ky pushtues i egër që po përzen shqiptarët çdo ditë nga shqipëria. Po i varfëron ata, po i vjedh ata në mënyrë të tmerrshme dhe po i poshtëron. Për të bërë të mundur rotacionin, rikthimin e opozitës në pushtet, rikthimin e demokracisë, rikthimin e shtetit ligjor, integrimit të Shqipërisë në BE.
Të dashur miq, mesazhin i protëstës ishte po aq madhështor, po aq gjigand sa dhe protesta. Dje u drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. Dje u drodh nga themelet nomeklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument i pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshmëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit, mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e Tiranës. Ne hapëm siparin e një beteje të re, të vështirë, jetike e vendimtare për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, rikthimin e votës së lirë, rotacionit dhe demokracisë në Shqipëri. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik i egër i votës dhe I vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull i civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë.
Nga zemra falenderimet më të ngrohta, mirënjohjen më të pakufishme por ftesën time të vazhdojmë këtë betejë demokrate dhe demokratë kjo betejë është vendimtare jo vetëm për fatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, kjo betejë është vendimtare për fatin e Shqipërisë, Demokracisë shqiptare. Do ta shpëtojmë ne dheun tonë të dashur apo do firmosim në zgjedhje të pandershme mandatin e Edi Ramës për të kompletuar katastrofën ekzistenciale që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve. Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri.
olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë b...
TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetit Dashamir Shehi dhe Tedi Blushit. Përplasja ka zanafillën në një int...
fredi beleri GREQI- Media greke "Protothema" ka lajmëruar në një artikull se ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar lej...
Klevis Balliu TIRANA- Koordinatori rajonal i Tiranës nga Partia Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë sot në një deklaratë p&eu...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur idenë e kreut të Partisë Demokratike, Sal...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar protestën e mbrëmjes së shkuar të opozit&e...
Ervin Salianji TIRANA- Është shtyrë sërish seanca në Apel ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salinji...
Ervin Salianji TIRANA- Ka nisur në Apel gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salinjit. Ndërkohë mësoh...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Protesta e mbrëmjes së shkuar e organizuar nga opoziata duke se ka tërhequr dhe vëmendjen e medias gj...
flamur noka TIRANË- Ka përfunduar pas dy orësh protesta e sotme e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike dhe një pjes...