POLITIKE

PS hap zyrtarisht fushatën elektorale, ja sa deputetë merr PS-ja sipas drejtuesve politikë të qarqeve

M.B. Përditësimi i fundit 12 Prill 2025, 15:37

PS hap zyrtarisht fushatën elektorale, ja sa deputetë merr PS-ja sipas

TIRANA- Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit ditën e sotme. Drejtuesit politikë të qarqeve kanë mbajtur fjalën secili pas koreografive që kishin organizuar për prezantimet e ekipeve përkatëse. Pjesa me e madhe e 12 drejtuesve politikë të qarqeve për PS-në, nuk i kursyen as shprehjet e pritshmërive për mandatet duke folur konkretisht edhe me numra.

Drejtuesja e qarkut Fier Belinda Balluku, theksoi se ka në objektiv 10 mandate deputetësh në atë qark për t’i ulur në parlamentin shqiptar. 

"Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në parlamentin shqiptar. Ndërkohë priten, 11 mandate nga ne. Nëse ne jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal," tha Balluku. 

Eduard Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, duke folur në çeljen e fushatës tha se është i bindur se Partia Socialiste do të marrë dy mandate. 

"Të dashur miq, motra, gratë e mbledhura në pallatin e Kulturës së Hasit, nuk patëm mundësi të komunikomin, por kryeministri na përcolli një mesazh dhe ne thamë që ai kryeministër që ka bërë për gratë e këtij vendi, meriton që ju të ktheheni me dy mandate që edhe Kukësi, si gjithë Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Evropës", u shpreh Shalsi.

Drejtuesja politike e qarkut të Durrësit, Emiriana Sako gjatë fjalës së saj në hapjen e fushatës elektorale ka deklaruar se do të dalin fitues nga zgjedhjet me 9 deputetë. 

"Hyjmë në këtë garë si fitues me 8 deputetë, do ta përfundojmë garën të paktën me 9 deputetë. Do bëjmë çmos që vota e 11 majit të bashkojë të rinj e të moshuar tek numri 5 i fletës së votimit”, tha Sako.

Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se Lezha, Kurbini dhe Mirdita do të votojnë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 qe ka qarku i Lezhës.

"Edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen e madhe evorpiane. Lezha Kurbini dhe Mirdita do të votojnë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 qe ka qarku i Lezhës. Edi Rama, PS, numri 5", tha Manja.

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Benet Beci gjatë fjalës së tij u shpreh i bindur se PS do të marrë 5 mandate në këtë qark. 

"Së paku me 5 mandate do të jemi për këtë fitore. Shumë faleminderit që Kryeministri ka kthyer kokën nga ne dhe besoj se do të jemi edhe më shumë se 5 mandate në këtë qytet", është shprehur Beci. 

Drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro theksoi gjithashtu se do blindojnë 3 mandate dhe do synojnë mandatin e katërt për një rezultat historik 4-0. 

"Gjirokastra është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i kryeministrit Edi Rama, çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët kur i jep pikën e floririt, ta kthejnë në një mal, siç është Gjirokastra. Pasaportë ndërkombëtare. Do blindojmë 3 mandate dhe do synojmë mandatin e katërt për një rezultat historik 4-0", tha Kumbaro.

Drejtuesi politk i qarkut të Korçës, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij premtoi 7 mandate në Korçë për fitoren e PS-së.

"Sot nga zemra e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ne brohorasim dhe i ftojmë të gjithë pa dallim përtej kufirit të partive politike për Shqipërinë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë Evropiane me Edi Ramën dhe PS. Ne do sjellim 7 mandate nga Korça për fitoren e PS", tha Peleshi.

Drejtuesi politk i qarkut të Vlorës Bledi Çuçi deklaroi sot se nga 8 mandate aktuale nga ky qark presin që më 11 maj të marrin 9 mandate.

"Ndryshimi është ndjerë në çdo cep, nga riviera dhe përtej saj. Vijmë sot në shesh me 8 mandate dhe në 11 maj do të vijmë me 9 mandate. Aeroporti i Vlorës do të jetë një nga investimet që do të presë më shumë vizitorë", ka thënë Çuçi

ps

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë