
Grupi Parlamentar i PD ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.
PD thekson se rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret çdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik.
Kjo, thekson grupi i PD, ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre.
“Kerkojme Pranimin e kërkesës për shtimin e objektit të kërkesës nr. 11 (J), datë 12.11.2025 që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, si më poshtë:
“- Në pikën 1 të kërkimit, shtohet: “1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: “(iii) Për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti i Paraanëtarësimit për Zhvillimin Rural).”.
Pas pikës 3, shtohet pika 4: “4.Deklarimi i vendimit nr. 12/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti Paraanëtarësimit për Zhvillimin Rural)”, si i papajtueshëm me Kushtetutën е Republikës së Shqipërisë.
2. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: “Për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II (Instrumenti i Paraanëtarësimit për Zhvillimin Rural).”, thuhet në kërkesën e PD.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Mars14:13
Berisha takon zyrtarin gjerman: E informova mbi bllokimin e drejtësisë dhe kartelet e drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputetin gjerman Peter Beyer, ku në qendër të bisedës ishte...
POLITIKE
10 Mars13:00
Deputeti i Bundestagut mbërrin në selinë e PD, pritet takimi me Berishën
Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit ...
POLITIKE
10 Mars12:47
PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut/ Ambasada e SHBA: Thelbësore pavarësia e institucioneve të drejtësisë
Ambasada e SHBA në Tiranë ka folur në lidhje me raportin e paraqitur një ditë më parë nga socialistët, të cil&eum...
POLITIKE
10 Mars12:38
PS refuzoi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut, Bardhi: Jo pasaportë europiane, po as atë iraniane s’e marrim dot me këtë standard
Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, reagoi pas vendimit të Partisë Socialiste për të refuzuar k&eu...
POLITIKE
10 Mars12:25
Miku i Veliajt propozon ndryshime për ‘paraburgimin’, Këlliçi: Çdo vendim i tillë i shërben pushtetit
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas një iniciative të Kreut të Gjykatës së Lartë Sokol...
POLITIKE
10 Mars12:09
“16 mijë faqe dosje, arkivë e ministrisë”/ Bardhi përgënjeshtron Ramën: Janë mijëra faqe përgjime të Ballukut me vartësit! Përmendet Kryeministri
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ishte i pa saktë ditën e djeshme kur në mbledhjen e g...
POLITIKE
10 Mars11:45
“Në 12 mars, para Parlamentit”/ Bardhi thirrje qytetarëve: T’i tregojmë Edi Ramës se Shqipëria nuk është peng i askujt
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi po mban jë deklaratë për mediat nga selia blu ku u ka bërë thirrje qytet...
POLITIKE
10 Mars11:34
Tabaku takon deputetin gjerman Beyer: Integrimi evropian i Shqipërisë në udhëkryq
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kr...
POLITIKE
10 Mars10:35
Erion Braçe: Kjo bashki duhet shkundur, policia gjobit qytetarët, por vetë parkon gabim!
Erion Braçe, që prej zgjedhjes deputet në Tiranë, ka qenë kritik për mënyrën sesi menaxhohet kryeqyteti.
Ai ka b&eu...
POLITIKE
9 Mars22:30
'Sfiduan SHBA-të dhe BE-në!'/ Tela: Mazhoranca ngriti mur përballë SPAK për herë të parë
Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, komentoi zhvillimet e fundit politike lidhur me raportin mes mazhorancës dhe drejt&eum...