POLITIKE

"Pushteti në Shqipëri, sot e ka..."/ Berisha: Drejtësia është kapur, Rama ka hyrë në ‘rrethin e kuq’ evropian

E.D Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 22:39

"Pushteti në Shqipëri, sot e ka..."/ Berisha: Drejtësia

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu kritika të forta ndaj kapjes së drejtësisë në Shqipëri, duke e konsideruar mungesën e kontrollit mbi institucionet e drejtësisë si një kërcënim për shtetin ligjor. Berisha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, në SYRI TV, u ndal veçanërisht në rolin e SPAK-ut.

Kreydemokrati deklaroi se prokurorët dhe gjyqtarët janë jashtë çdo mbikëqyrjeje efektive dhe kjo, sipas tij, ka krijuar një klimë të pandëshkueshmërisë për qeverinë e Edi Ramës. Gjithashtu Lideri i opozitës përmendi edhe rezolutën e Partisë Popullore Evropiane, e cila kritikon qartazi kapjen politike të drejtësisë në Shqipër

Sali Berisha: Qeveria nuk mund të bëjë prokurorin. Jo! Jam dakord 100%, por ligji po.

A e di ti që ata janë pa asnjë lloj kontrolli mbi tokë?

Të lutëm, a mund të ketë institucion mbi to, pa asnjë kontroll? Zero kontroll. Asnjë lloj kontrolli.

Duhet të ketë padiskutim kontrolle ligjore. Padiskutim që duhet të ketë mekanizma të padiskutueshme.

Të gjejnë mënyrën të mos jenë nga ekzekutivi, por nga ligji patjetër, si jo. Si mund të mos jetë?

Ai kontrollon gjykatësin. E kuptoni apo jo. Prokurorë që kontrollon gjykatësin dhe vetë nuk kontrollohet. S’ka drejtësi në botë kjo. Gjykatësin e kontrollon, vetë jo.

Dhe thoshte që jemi aq të kontrolluar. Po kush të kontrollon ty mor të thua?

Ai fyen çdo njeri me deklaratat e tij.

Unë këtu kam rezulotën e Partisë Popullore Evropiane, të partisë së kancelarit Friderich Merc, Ursula Von Der Leyen, Roberta Macolës dhe 14 kryeminstrave të tjerë të Evropës. Kjo rezolutë emergjente e votuar katër ditë më parë në Valencia, thotë ekzakt se shteti ligjor nuk mbështetet për shkak të kapjes së drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë. Kapjes së drejtësisë, të vërtetat vonojnë por absolutisht nuk harrojnë.

Se si e ka kapur Rama. Tek i vetmi që nuk duhet të japë llogari, është Rama. Në asnjë mënyrë nuk duhet të japë llogari tek kryeministri. Jo! Por duhet të ketë mekanizmin ligjor i cili e mbikëqyr dhe vëzhgon. Ai mekanizëm nuk ekziston, por sot, ata që janë përpjekur kanë bërë avokatinë e SKAPI-it në mënyrën më të paimagjinueshme. Kanë marrë një përgjigje, shteruese. Shteti ligjor nuk funksionon për shkak të kapjes.

Nuk është fjala për Sali Berishën këtu, është fjala për Edi Ramën mosndeshkueshmëria, është fjala për Ulsi Manjën.

Është fjala për dosjen ‘184’ ‘339’. Është fjala për kapjen e SPAK-ut.

Ka një hob cilësor sot në qëndrimet ndaj realitetit shqiptar. Dhe ky hob cilësor është arritur 6 muajt e fundit.

E vërteta është që sot për ata që qeverisin Europën, regjimi i Tiranës është një regjim që minon votën e lirë shqiptarëve. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Është një regjim që shtyp pluralizmin. Nuk ka gjë më të rëndë.

Shtyp pluralizmin thotë. Është një regjim që shtyp opozitën. Është një regjim që bashkëpunon me krimin. Pra, Edi Ramës i është bërë autopsia tashmë dhe unë po e deklaroj që është futur në rreth të kuq, ju garantoj që këto nuk ka forcë në botë që t’ia heqë më Edi Ramës.

Këtu kemi të bëjmë me një gjë. Sigurisht, pushtetin në Bjellorusi e ka Lukashenko. Por diktatori i Bjellorusisë është i damkosur.

Pushteti në Shqipëri, sot e ka Edi Rama. Edi Rama sot është njeriu më i damkosur. Kjo është rezoluta e katërt.

Lukahenko ka patur ‘Big Brother’-in. ‘Big brotheri’ atë e ka mbrojtur dhe e mbron, kurse këtij, ‘big brother’ i ka marrë fund, se edhe ky kishte ‘big brother’. Nuk u bë Edi Rama pa  ‘big brother’.

‘Big brotheri’ i tij ishte administrata e Biden. Ishte shumë e njohur ajo. Por tani ka tek është, rezoluta e firmosur, e votuar nga partia e Merc. Nga partitë më të mëdha të qendrës së djathtë në Europë, 82 parti politike.

Opozita nuk them se ka ‘big brother’, por them këtë: e konsideroj arritje të jashtëzakonshme faktin që nga një izolim i plotë, këto rezoluta forcojnë kauzat për të cilat ne kemi luftuar. Dhe këto përbëjnë një gjë jashtëzakonisht të rëndësishme. Këto janë një përmbysje e madhe. Edi Rama në qoftë se përpara shkruante raporte nga zyrat e tij dhe i transferonte, sot është ky që del këtu. Ju garantoj ju që është me rreth të kuq dhe Edi Rama nuk e kalon dot më, ka marrë fund me këtë kuadër. Opozita bëri një gjë që duhet të ishte bërë me kohë.

Patë  ato problemet që dihen por më në fund Shqipëria si kurrë në këto 6 muaj ka qenë epiqendër të të gjitha organizatave politike të botës së lirë.

Është një situatë krejtësisht tjetër. Nuk po them që opozita ka ‘big brother’. Jo!

Por opozita është në sintoni. Kauzat e saj kanë marrë mbështetjen më të fuqishme në tërë historinë e ekzistencës së kësaj opozite.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë