Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
PIRANJAT
Nga Sonila Meço!

Mirëmbrëma!
E dini çfarë më bezdis më shumë? Që në vitin 2025, në një kohë kur njerëzit në mbarë botën pyesin veten se çfarë do të sjellë e ardhmja, ne këtu në Shqipëri kemi ndaluar së pyeturi.
Jo, jo se jemi të lumtur. Por sepse kemi mësuar të mos presim më asgjë.
Dhe pyetja e fjetur amnezisë sonë kolektive është: Ccfarë dua e meritoj unë nga një qeveri e re?
Dikur ndryshimi i qeverisë ishte si të vinte një shef i ri në punë: do të jetë më i mirë apo më i keq? Si një lidhje e re pas një të vjetre toksike: do ta bëjë jetën më të bukur apo më të shëmtuar?
Sot…0 emocion. Pushteti nuk na trajton si sovran, por si spektatorë të një reality show, ku biletën e paguajmë me taksat, me varfërinë dhe me heshtjen tonë. Qeveria e re është thjeshtuar në një listë emrash, ku i vetmi kuriozitet është për të parë nëse na ka dalë ndonjë kushëri a komshi ministër…që edhe atë, s’e kemi kurrë.
Por unë refuzoj të harroj pyetjen e parë dhe e them publikisht si e dua qeverinë e re.
Troç, unë dua të shoh SHPRESË! Një ministër që kur e sheh, mendon: “Ok, ky/ajo e di çfarë bën.” Dua akte dhe BESIM të vërtetë.
Qeveria që dua nuk është spektakël. Nuk është reality show, as kast i ricikluar figurantësh.
Dua njerëz me integritet! Jo me dosje plot akuza.
Dua fytyra të reja, por që ngjitjen në karrierë e kanë patur profesionale.
Qeveria që dua është e padukshme në ekran, por e prekshme në jetën e përditshme.
E ndjen te rruga që nuk shembet nga shiu, te spitali që nuk të lë të vdesësh, tek qytetet që nuk shpopullohen, tek arsimi, që nuk lëngon në fundin e listës PISA, tek çmimet që nuk të marrin shpirtin.
Qeveria që dua nuk ka kryeministër-showman, por profesionistë, që japin llogari, secili me rolin e vet, askush mbi ligjin.
Ajo nuk është pronë e kryeministrit, por kontratë me qytetarët.
Qeveria që dua nuk i frikësohet transparencës, as kritikës, as llogaridhënies.
Dhe mbi të gjitha, dua njerëz që dinë të kundërshtojnë. Kur shohin që puna që kanë marrë përsipër mund të dështojë, kur interesi i publikut cënohet, të kenë kurajën të thonë “JO”!
A e morën shqiptarët të paktën një nga këto kur panë qeverinë e re?
Asnjë për bé!
Aty në sallën e prezantimit të qeverisë së re, ministrat e rinj e mësuan fatin e tyre si konkurrentë në një reality show: emri i thirrur nga kryeministri vlente më shumë se çdo meritë, çdo CV, çdo projekt.
Ndaj dhe reagimi ngjante aq patetik. Si një reality show i ndërtuar me skenar.
Ne meritojmë një qeveri që na jep arsye të shpresojmë, jo vetëm të ankohemi. Shqiptarët nuk kanë luksin të kërkojnë mrekulli. Por kanë të drejtë të kërkojnë normalitet.
Ndoshta e vetmja logjikë normale (brenda marrisë së vet llojit të qeverisjes në mandatin e katërt) ngjan Ministria e Inteligjencës Artificiale, në një vend ku inteligjenca natyrore sistematikisht është injoruar, dhunuar, poshtëruar, izoluar, përzënë e vrarë.
Nëse publiku nuk reagon, ky show do të vazhdojë pafund. Por çdo reality show sos një ditë.
Pyetja finale që sfidon amnezinë tonë kolektive është: a do ta mbyllë publiku shfaqjen, apo do të mbetet spektator i përjetshëm?
Mediat amerikanë vazhdojnë të trajtojnë skandalin Rama-McGonigal. Gazeta njujorkeze ‘The Epoch Times’ shkruan se McGonigal sigur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ishte i vetmi nga deputetët e opozitës që morën pjesë në procesin e votimit p&e...
Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht deputet i PL, Tedi Blushi ka folur për gazetarët pas daljes nga Kuvendi i Shqip&eum...
Brenda 24 orëve dy deputetë të PD-së kanë votuar kundër Partisë Demokratike. Bujar Leskaj votoi kundër grupit parlamenta...
Në qeverinë e re krahas ministrave të rinj nga radhët e socialistëve ka edhe një ministre virtuale e cila do të merret me pro...
Në seancën e parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë morën pjesë krahas deputetëve të rinj edhe figura publike,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar votimin farsë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. ...
Deputetja e Elbasanit, Sara Mile, e akuzuar gjerësisht nga opozita se mblodhi një numër rekord votash pas ndikimit të kartelit të Suel ...
Ndërkohë që Parlamenti votonte për Niko Peleshin si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokrati...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi nga jashtë Parlamentit për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit të Shqipëris&e...