
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka raguar pas lajmit se Komisioni i Venecias ka shqyrtuar kërkesën lidhur me interpretimin e Kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe ka shprehur opinionin se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar.
PD thotë se lajmi i shpërndarë është fake news dhe i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias. Po ashtu PD shton se mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.
PD thotë se Grupi Parlamentar i saj dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetarës së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.
REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE:
Sot në disa media, është shpërndarë një fake news i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias.
Mbajtja të fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.
Padyshim kur ka trajtuar parimin e mandatit jo detyrues, jo Komisioni i Venecias, por edhe vetë Gjykata jonë Kushtetuese, sqaron që deputetet si rregull janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por ky rregull sigurisht që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, siç Gjykata Kushtetuese ka sqaruar.
Grupi Parlamentar i PD i bën thirrje mediave që të tregohen të matura në informimin e publikut dhe të presin publikimin e opinionit të Komisionit të Venecias apo ti referohen vetëm burimeve zyrtare apo serioze për informim mbi këtë çështje, duke refuzuar çdo fake news që konsideron Elisa Spiropalin si Komisioni i Venecias.
Grupi Parlamentar i PD dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetarës së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e bashkëpunëtores së Edi Ramës, deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.
pd
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
6 Dhjetor18:05
Kufizimi i përdorimit të TikTok, Rama: 394 takime, pridërit po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit ...
M.B.
POLITIKE
6 Dhjetor17:30
Mandati i Xhaçkës/ Komisioni i Venecias: Deputetët nuk mund të detyrohen si duhet të votojnë
VENECIA- Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot kërkesën e dërguar nga Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, lidhur me interpretimin e Kushte...
I.A
POLITIKE
6 Dhjetor15:52
SPAK nisi procedimin penal/ Veliaj poston foto nga Hamburgu, heq komentet në Facebook
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar foto nga vizita dyditore Hamburg të Gjermanisë në Facebook. Ndërkohë që ...
POLITIKE
6 Dhjetor15:37
Lista Serbe: Do të marrim pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit
KOSOVË- Lista Serbe partia më e madhe e serbëve të Kosovës njoftoi të premten se do të marrë pjesë në ...
r.ll
POLITIKE
6 Dhjetor13:59
Hetimi i SPAK për kryebashkiakun e Tiranës/ "Dumani në konflikt interesi me Veliajn", Berisha: Operacioni i sotëm i diktuar nga revolta popullore
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kontrollet e BKH në banesën e kryebashkiakut Erion Velia...
r.ll
POLITIKE
6 Dhjetor13:42
"Një nga kokat më të rrezikshme të grupit", Berisha: Olsi Rama udhëtoi të paktën 5 herë më makinën e klanit të Xibrakës
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se pasi gjykata...
r.ll
POLITIKE
6 Dhjetor13:40
Berisha: PD do të falë të gjitha gjobat për energjinë dhe ujin! Do dëmshpërblehen të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat në...
I.A
POLITIKE
6 Dhjetor13:25
Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK: Janë veprime hetimore në kuadër të procedimit penal për pasurinë
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se është hapur procedura penale për hetimin pasuror të kryebashkiakut Erion Vel...