Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron protesta të mëdha në 16 shtator
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së ...
Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në ZVA bashkia Vlorë-Himarë do të ulen për herë t&eum...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka dërguar një mesazh urimi për nxënë...
Një grup deputetësh dhe kolegësh nga shumë parti në Britani po kërkojnë një ligj të ri për të adresuar ...
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Du...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e par&eu...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bom...
Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë t&e...

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke paralajmëruar se Shqipëria ka marrë një sinjal të fortë nga Ministriali i Komunitetit të Energjisë për përjashtimin e saj nga ky traktat, një institucion i rëndësishëm i financuar nga Bashkimi Europian.
Bozdo shpjegon se paralajmërimi vjen për shkak të dështimit të vendit për të përmbushur detyrimet kryesore: përafrimin e legjislacionit me BE-në, ngritjen e kapaciteteve institucionale, zbatimin e reformave në tregun e energjisë, sigurimin e furnizimit me energji, tregtinë ndërkufitare, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e emergjencave energjetike.
“Komuniteti i Energjisë ndihmon vendet e rajonit të përafrijnë legjislacionin dhe kapacitetet e tyre institucionale për t’u integruar më pas plotësisht në Bashkimin Europian. Ky dështim i rëndë i Shqipërisë dhe fakti që qeveria nuk ka raportuar për dy vjet, tregon gjendjen reale të qeverisë në procesin e përafrimit me BE-në”, tha Bozdo.
Deputeti kritikoi ashpër situatën në sektorin e energjisë, duke e cilësuar atë në krizë të thellë pavarësisht investimeve prej rreth 1.5 miliard euro gjatë 12 viteve të fundit. Ai përmendi borxhet e kompanive publike, menaxhimin e dobët dhe keqadministrimin e OSHEE-së, ku sipas tij, drejtuesit janë nën hetime për megakorrupsion.
Bozdo shtoi se shqiptarët paguajnë energji elektrike më shtrenjtë se vendet e rajonit dhe, në bazë të fuqisë blerëse, më shumë se Gjermania, Holanda dhe Franca. Ai kritikoi gjithashtu mosfunksionimin e bursës së energjisë, liberalizimin e tregut dhe mosrealizimin e projektit të gazifikimit.
Sipas Bozdo, ky është një tregues i dështimit të qeverisë në sektorin energjetik dhe më gjerë: “Vizioni i Ramës për Shqipërinë 2030 nuk ka asnjë lidhje me Europën e vlerave dhe ekonomisë së fortë. Ai ka lidhje me krimin e organizuar, megakorrupsionin, shkatërrimin e ekonomisë, rrezikimin e sigurisë kombëtare dhe shpopullimin e vendit. Kjo qeveri ka përfunduar misionin dhe kohën e saj. Tashmë i takon shqiptarëve të ngrihen dhe të marrin fatet e vendit në dorë!”
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe abuzim me fondet pu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se regjistrime ambientale të biznesmenit Gerond Meçe dëshmojnë, sipas tij, s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët ka folur ndër të tjera për protestat e nisura...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në daljen për mediat se kryeministri Edi Rama nuk do t’ia heqë imunitetin t&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në sht&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se protagonisti kryesor në dosjen e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Informacion...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat përcolli urimet e tij për besimtarët e kris...
Kreu i opozitës, Sali Berisha gjatë një konferencë për mediat nga selia blu hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe...
Sekretarja për Rininë në Partinë e Lirisë, Znj. Anisa Ibraj, ka prezantuar programin e partisë “5 Prioritete për 4 Mi...