POLITIKE

"Qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin"/ Meta: Një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me "PD-ASHM"

E.D Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 17:15

"Qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin"/ Meta: Një

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rëndë të arsimit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Meta theksoi se arsimi shqiptar po përjeton një krizë të thellë, duke u përpjekur të mbajë pushtetin përmes shtimit të analfabetizmit dhe injorancës mes rinisë. Sipas tij qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin, sepse e ka përbuzur gjatë tre mandateve qeverisëse. Meta gjithashtu theksoi se një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me "PD-ASHM". 

Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqia të tij për shkak të narkoqeverisjes, që ka bërë gjithçka për të shembur themelet e tij dhe për të instaluar padijen dhe injorancën me qëllimin e vetëm të mbajtjes së pushtetit.
Analfabetizmi qoftë i plotë, qoftë ai funksinal, pra i mijra të rinjve që marrin dëftesa por që realisht nuk kanë as njohuritë minimale është shtuar në mënyrë kritike.

Qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin, sepse e ka përbuzur gjatë tre mandateve qeverisëse. Nga premtimi i 2013-s për buxhetimin e arsimit në mesataren e BE-së, sot jemi ende në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Jemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Mësuesit sot janë të keqpaguar dhe shkolla po braktiset. Mësuesia sot nuk shihet si një profesion që të garanton një jetë dinjitoze.

Degët e mësuesisë tkurren me shpejtësi dhe vendi rrezikon të mbetet pa mësues brenda pak vitesh. Dhjetra shkolla mbyllen çdo fillim viti shkollor nëpër rrethe, ndërsa në Tiranë mësimi bëhet ende me turne. Nuk mbështetet kërkimi shkencor dhe nuk incentivohen talentet. Arsimi është në gjëndjen më të mjeruar që ka njohur ndonjëherë vendi. Dinjiteti i mësuesit është nëpërkëmbur nga qeveria e Edi Ramës, duke mos u vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezit të ri e duke u kthyer në një ushtar që shpërndan postimet e Kryeministrit.

Një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me "PD-ASHM": Buxheti i arsimit do të dyfishohet për të shkuar në 5% të PBB. Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit.
Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro. Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla. Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Do të shpërndahen kupona 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit. Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit. Kurrikulat do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë nga ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik, për të formuar të rinj me mendim kritik. Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian. Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave në bizneset start-up

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”! VOTO ILIR METAJ- Qarku Tiranë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë