POLITIKE

Qeveria Rama 4, analistët: Ministra besnikë dhe ndryshime për fasadë! Kryeministri ka të gjithë pushtetin në duart e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 16:41

Qeveria Rama 4, analistët: Ministra besnikë dhe ndryshime për

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktualë me prurjet e reja nga jashtë politikës apo me profil të ulët publik.

Ai po ashtu propozoi si kryetar të ri të Kuvendit deputetin e Korçës, Niko Peleshi, si nënkryetare deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe riktheu në krye të Grupit Parlamentar Taulant Ballën, ndërsa një prej ministreve jetëgjata të tij, Ogerta Manastirliun e paracaktoi si kandidate për drejtimin e bashkisë Tiranë, duke lajmëruar zgjedhje të pjesshme për zëvendësimin e kryetarit aktual Erion Veliaj, i cili gjendet në burg me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Rama konfirmoi si nr.2 të qeverisë së tij Belinda Ballukun, z.kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila është në ekipin e Ramës që prej janarit 2019.

Në  të njëjtat dikastere qëndruan dhe ministrat relativisht të rinj, Pirro Vengu tek Mbrojtja dhe Petrit Malaj në Ministrinë e Financave, të dy të emëruar në këto detyra në korrik 2024.

Në Ministrinë e Brendshme, Rama vendosi të provojë Albana Koçiun, e cila mbante detyrën e ministres së Shëndetësisë nga shtatori 2023, ndërsa Mirela Kumbaron, një ministre jetëgjatë në kabinetet e Ramës, e ka spostuar tek Ministria e Arsimit. Ajo ka shërbyer për 5 vite si ministre e Kulturës dhe nga shtatori 2021 drejtonte ministrinë për Mjedisin dhe Turizmin.

Blendi Gonxhe gjithashtu do të qëndrojë në kabinet, por ai do të ketë një ministri më të vogël për të drejtuar, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, pasi dy funksionet e tjera që kishte më parë, Ekonominë dhe Inovacionin do ta drejtojë Delina Ibrahimaj, po ashtu një emër jetëgjatë në në ekipin e Ramës, si ish-ministre e Financave dhe së fundmi si ministe shteti për sipërmarrjen, një dikaster që nuk do të funksionjë më.

Rama ka vendosur të rikthejë në qeveri në postin e Ministres së Punëve të Jashtme një bashkëpunëtore të tij të hershme, Elisa Spiropalin, e cila mbante detyrën e kryetares së Kuvendit prej një viti.

Konfirmohen në detyrat që kishin dhe dy minstret e shtetit, Adea Pirdeni për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Majlinda Dhuka si Kryenegociatore për Integrimin.

Jashtë kabinetit ka mbetur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili do të zëvendësohet nga Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm që nga tetori 2017.  Me profesion jurist ai ka drejtuar negociatat teknike me Bashkimin Europian, punë për të cilën mori vlerësimet publike të Ramës dhe që ndikoi në emërimin në një nga ministritë që ka më shumë rol në raport me detyrimet që vendi ynë duhet të përmbushë për kapitullin “Themeloret” në këto negociata.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Rama propozon Evis Salën, një mjeke me karriere akademike dhe menaxhere klinike në Itali.

Ish-kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, do të jetë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, detyrë që mbante më herët Arbjan Mazniku. Grupit të ministrave të shtetit u bashkohet ish-deputeti Toni Gogu, për marrëdhëniet me Parlamentin. Kryeministri vendosi të besojë dy ministri me rëndësi në politikat e qeverisjes në duart e të rinjve pa profil publik, duke propozuar si ministër Mjedisi, Sofjan Jaupaj, me një karrierë administrative në sektorin publik dhe zëvendësministër në ministrinë që do të marrë në drejtim. Ndërsa ministrinë e Bujqësinë pritet ta drejtojë një kryetar bashkie në detyrë, ai Cërrikut, Andis Salla, me profesion jurist.

Kryeministri po ashtu premtoi se do të krijonte të parën ministri virtuale, një përpjekje për të futur Inteligjencën Artificiale në menaxhimin e prokurimeve publike, por ky dikaster nuk është akoma i qartë se si do të funksionojë. Për analistët e politikës, kabineti i ri i Ramës pas 12 vitesh qeverisje nuk sjell ndonjë risi në politikëbërje, pasi pushteti vijon që të jetë i përqendruar në dorën e kryeministrit.

Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike vëren dy prirje kryesore në logjikën e strukturimit të qeverisë.

“Së pari, Rama ka garantuar vijimësinë për disa nga besnikët e tij që i konsideron edhe të aftë. Kështu, Balluku mbetet numri dy i qeverisë, ndërsa Manastirliu siguron besnikërinë në bashkinë e Tiranës që është edhe më e rëndësishme se shumica e ministrive.  Së dyti, ka sjellë apo edhe ricikluar ata që ai mendon se mund t’i sjellin një rifreskim të imazhit të qeverisë të kombinuar me përvoja më pak problematike në lidhje me drejtësinë,” tha Hasimja.

“Gjithsesi, duke patur parasysh se Rama ka të gjithë pushtetin në duart e tij është vështirë të mendosh se qeveria e re do të ndryshojë nga e shkuara. Më tepër sesa ndryshim politikash, bëhet fjalë për ndryshim fasade,” shtoi ai.

Gazetari Lutfi Dervishi e quan kabinetin e ri si një qeveri të vazhdimësisë që ofron pak supriza. “Në vend të eksperimenteve të guximshme, kemi riciklim përvoje. Në vend të befasive, kemi një galeri të njohur që lëviz nga një ministri te tjetra si lojtarët e futbollit ditën e fundit të merkatos,” shkroi Dervishi në profilin e tij në Facebook.

Dervishi thotë më tej se pavarësisht se ka 12 vite në pushtet, qeverisja e Edi Ramës përballet me të njëjtat sfida që kishte në vitin 2013, ndërsa shpall ambicien për një pushtet afatgjatë.

“Qeveria Rama 4 nuk është qeveria e surprizave, as e eksperimentit. Është qeveria e vazhdimësisë, e një pushteti që synon të zgjatet deri në mesin e shekullit,” shkruan Dervishi, duke ngritur pyetjen se “kur premtimet e 2013 ende nuk janë mbyllur, a do të mbijetojë durimi i shqiptarëve deri në 2050?”/birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë