Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast të rëndë abuzimi me detyrën nga një punonjës i Policisë së Shtetit në fshatin Bradashesh, Elbasan. Gjatë deklaratës Vangjeli theksoi se qytetarët kanë paraqitur një ankesë ndaj shtetasit me inicialet D. B. Sipas saj ai akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar tre familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.
Gjithashtu vangjeli theksoi se edhe pas tre ndërhyrjeve të strukturave shtetërore për lirimin e sheshit të bllokuar, i njëjti punonjës policie ka rifilluar bllokimin e rrugës, duke sfiduar urdhrat ligjorë dhe vendimet e autoriteteve. Kjo situatë, sipas Partisë Demokratike, ka sjellë përplasje me banorët dhe ka ekspozuar qytetarët, përfshirë të moshuar dhe fëmijë, ndaj kushteve të vështira të qarkullimit, pasi janë detyruar të kalojnë nëpër përrua për të hyrë në shtëpitë e tyre.
Po ashtu PD kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën. Ndër të tjera Vangjeli theksoi se qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Duke falënderuar qytetarët për besimin që kanë në qëndrimin e Partisë Demokratike për mbrojtjen e tyre, njoftojmë se banorë të fshatit Bradashesh (Elbasan), kanë paraqitur ankesën e tyre për shtetasin me inicialet D. B., pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.
Personi i mësipërm akuzohet për bllokimin e hapësirave publike duke penguar 3 familje të përdorin rrugën për të shkuar në banesat e tyre.
Për shqetësimin e tyre janë me dije:
-Kryeplaku i fshatit Bradashesh;
-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan;
-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat pranë Ministrisë së Brendshme;
-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Pas kalvarit të përsëritur 3 herë me lirimin e sheshit nga strukturat shtetërore përkatëse, shtetasi i mësipërm ka ribllokuar hapësirën publike duke krijuar konflikt me banorët e prekur nga fenonemi dhe duke injoruar zbatimin e detyruar të ligjit.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë Elbasan me anë të vendimit nr.212, datë 19.09.2020 ka urdhëruar prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe lirimin e rrugës për banorët.
Bllokuesit e rrugës kallëzuar për veprën penale të “vetëgjygjësisë” nga banorët të cilëve i pengohet kalimi në hapësirën publike, paditën vendimin e IMT Bashkia Elbasan, duke kërkuar pavlefshmërinë e tij dhe deri në përfundim të gjykimit të çështjes gjykata ka nxjerrë vendimin e ndërmjetëm për marrjen e masës së sigurimit të padisë.
Vetë z. Muhamet Rrumbullaku vlerëson shqetësues veprimet e punonjësit të komisariatit të Policisë Elbasan D. B. të cilat kanë cenuar imazhin e punonjësit të Policisë së Shtetit në sytë e publikut.
Partia Demokratike kërkon marrjen e masave urgjente ndaj punonjësit të policisë së shtetit që ka bllokuar rrugën, lirimin e menjëhershëm të hapësirës publike, dhe zgjidhjen e menjëhershme të shqetësimit të qytetarëve të cilët sikurse vërtetojnë këto pamje se vetë ata, të moshuarit dhe fëmijët e tyre detyrohen të kalojnë nëpër përrua për të bërë të mundur daljet dhe mbërritjen në banesat e tyre.
Qeverisja e Edi Ramës nuk siguron dot as përdorimin e hapësirës publike, nuk mundëson dot as shërbimet bazë ndaj qytetarëve të cilët duhet të presin me vite derisa e drejta e tyre të njihet nga gjykata..
Bashkë të çlirojmë Shqipërinë nga padrejtësitë ….
Partia Demokratike do jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve …
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiran...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale. Beri...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Kishën e Shën Palit në Tiranë, ku dha edhe një mesazh uri...
KORÇA- Kryeministri Edi Rama e inspektuar paraditen e sotme punimet në kampusin universitar "Poli i Dijes" në Korçë...
KAVAJA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i pranishëm sot në Kishën Ortodokse të Kavajës, nga ku uroi ...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar në rrjetet sociale një foto nga Aplet në veri të vendit. Krahas ...
TIRANA- Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndr...
arlind qori TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar lidhur me vdekjen e dy punëtorëve ditën e sotme ...
viktor tushaj LEZHË- Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj po garon pas 6 vitesh mungesë në Kuvend për një mandat si...
takimi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se disa metra nga Kombinat ndodhet djegësi i Sharrës, të cilin ai e ka konsideruar si nj...