POLITIKE

"Qeverisja që zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët!" Erisa Xhixho: Qeveria nuk po merr masa për të ulur TVSH, kostoja e jetesës është dyfishuar

ZH.LL Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 12:55
"Qeverisja që zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët!"
Erisa Xhixho

TIRANË- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se qeveria nuk ka bërë asgjë për të zbutur efektet e krizës së çmimeve. Përmes një deklarate, Xhixho thotë se nuk është marrë asnjë masë për reduktimin e TVSH-së, të paktën sa rajoni.

Xhixho shton se në këtë situatë, çmimet e ushqimeve bazë janë të papërballueshme për kategori si pensionistët, studentet, çiftet e reja apo familjet në nevojë.

Sipas Xhixhos, qeverisja e Edi Ramës do të mbahet mend si qeverisja që zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët, ndërsa theksoi se prioritetet e Partisë së Lirisë do të rimëkëmbin Shqipërinë, duke luftuar varfërinë dhe shpopullimin. Ndër prioritetet e PL-së, Xhixhor theksoi rritjen e pagave mbi mesataren e rajonit, investimin në arsim dhe mbështetja për bujqësinë.

Deklarata e zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho:

Viti që po mbyllet nuk ka qenë aspak i lehtë për çdo qytetar. Kostoja e jetesës është dyfishuar përgjatë dy viteve të fundit, por qeveria nuk ka bërë asgjë për të zbutur efektet e krizës së çmimeve.

Në 2013 kjo qeveri erdhi me premtimin se do të bënte 0 TVSH e produkteve të shportës. Mashtrim! Edhe në mes të krizës, TVSH është 20% dhe nuk u mor asnjë masë për të ulur TVSH të paktën sa rajoni. Serbia, një ekonomi shumë më e madhe se e jona, e ka vetëm 10%, ndërsa Maqedonia e Veriut 5% dhe Kosova 8%

Ne kemi kërkuar disa herë gjatë këtyre viteve reduktimin e TVSH-së së ushqimeve të shportës në 5%, por kjo kërkesë është rrëzuar me arrogancën e kartonave të një maxhorance që do të mbushë arkën me paratë e shqiptarëve të varfër.

Shqiptarët po zhyten në varfëri për shkak të një qeverie që i con miliona euro në projekte korruptive dukemos dhënë mbrapsht asnjë shërbim për qytetarët.

1 milion qytetarë janë në varfëri sipas vetë INSTAT, dhe kjo është drama më e madhe që qytetarët të mos kenë mundësi të ushqehen, të vishen e jo më të arsimohen e kenë mundësi për një jetë normale.

Në këtë situatë, çmimet e ushqimeve bazë janë të papërballueshme për kategori si pensionistët, studentet, çiftet e reja apo familjet në nevojë.

Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE, ndërkohëqë pagat i kemi më të ulëtat në rajon. Një shqiptar i blen 20%- 30%  më shtrenjtë të njëjtat ushqime që blen një europian me dyfishin e pagës.

Tirana është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave, ku sipas britanikes The Times, 2.85 miliard euro para krimi dhe droge pastrohen përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri, kryesisht në Tiranë.  Qeratë e shtëpive në Tiranë janë rritur minimalisht me 20%, ndërkohë që 50 mijë apartamente janë bosh.

Si të mos mjaftonte kjo, në treg qarkullojnë produkte të rrezikshme që kanë cenuar rëndë sigurinë ushqimore. Rasti më i fundit është ai i mandarinave të kthyera mbrapsht nga disa vende të BE për shkaktë përmbajtjes së lartë të pesticideve, të dëmshme për jetën.

Siguria ushqimore e produkteve që konsumojnë është sot shqetësimi më i madh që kanë qytetarët, pasi nuk ka asnjë siguri për produktet që konsumojmë.

Nëse shëndetin e shqiptarëve e kërcënon prodhimi vendas, as ai i importit nuk mbetet pas. Ushqimi i foshnjave është një tjetër rast alarmant. Kremi i orizitbiologjik qarkullon lirshëm në tregjet tona, pavarësisht se Italia ka konstatuar në të përmbajtje arseniku. Pra, sëmundjet për fëmijët tanë po i blejmë me para për shkak të institucioneve të zhytura në korrupsion që bëjnë çdo gjë tjetër përveçse detyrën që u ka ngarkuar ligji.

Kjo qeveri e ka zhytur qytetarin e thjeshtë në varfëri. Barrën e rëndë të korrupsionit galopant që i ështëkthyer në vrimën e zezë ku përfundojnë paratë e shqiptarëve, qeveria ua ka ngarkuar më tëpamundurve: familjeve me të ardhura të ulta dhe pensionistëve. Indeksimi 4.1% i pensioneve të tyre ishte tallja e radhës, që nuk e maskon dot asnjë bonus elektoral.

Pamundësia e mijëra familjeve për të mbyllur muajin i detyron të marrin rrugën e emigrimit. 40% e shqiptarëve e kanë marrë këtë rrugë për të mos u kthyer më pas. Mijëra të tjerë e mendojnë çdo ditë si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar varfërisë.

Qeverisja e Edi Ramës do të mbahet mend si qeverisja që zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët. Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë do të rimëkëmbin Shqipërinë, duke luftuar varfërinë dhe shpopullimin.

Ne do të mbështesim familjet e reja me kredi me interesa të subvencionuara nga shteti sipas modelit hungarez dhe do të rimbursojmë shportën e bebes.

Nga ana tjetër, do të rrisim nivelin e pagave mbi mesataren e rajonit, do të dyfishojmë pagat e mjekëve dhe mësuesve, do dyfishojmë pensionet dhe do të rimbursojmë realisht ilaçet.

Gjithashtu investimi në arsim dhe kërkimin shkencor do të jetë 5% e PBB dhe inovacioni do të financohet mbi mesataren e rajonit. Do mbështesim bujqësinë me 30 miliardë lekë çdo vit, do nxisim eksportet e do fuqizojmë fermerët.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive për të gjithë e jo vetëm për disa.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë