POLITIKE

"Qytetarët e kanë me ju që nuk i krijoni kushtet bazike të jetesës", Kalaja: Vazhdojnë të vjedhin! Dalin nëpër media dhe për çdo gjë na e paska fajin opozita

n.f Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 12:31

"Qytetarët e kanë me ju që nuk i krijoni kushtet bazike

TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka marrë pjësë ditën e sotme në protestën e radhës të mbajtur para Bashkisë Tiranë. Gjatë fjalës së saj Kalaja tha se qytetarët janë të vetëdijshëm se nuk kanë më besim te qeveria. Ajo theksoi se qytetarëve nuk u janë krijuar kushtet e nevojshme, bazike të jetesës. Kalaja tha se qeveria vazhdon vjedhjet dhe dhe dalin në media e fajësojnë opozitën.

Në fjalën e saj, ajo gjithashtu kritikoi rolin e disa individëve të shquar të politikës dhe drejtësisë, duke i akuzuar për ndikime të jashtme dhe abuzim me pozitat e tyre. Ajo theksoi se nësë ata nuk dinë ta marrin masa për të shpëtuar vetem duhet të marrin një avokat të mirë sepse të gjithë ata do të dalin para ligjit.

"Sot, ndryshe nga këto 5 protestat e fundit ku policia e krimit dhe e mafias kërkon me çdo kusht t’na fusë në konflikt me qytetarët, mori përgjigjen e merituar nga vetë qytetarët. Autobusat e paguar nga Erion Veliaj u boshatisën këtu. Qytetarët e kuptojnë që nuk e kanë më me ne, e kanë me ju, bastarde, që nuk i keni krijuar kushtet e nevojshme, bazike të jetesës, dhe përveç kësaj vazhdoni t’i vidhni dhe dilni nëpër media, kryesisht në ato media të inceneratorëve, dhe për çdo gjë na e paska fajin opozita.

A e pate atë monstër që vajtonte për fondet e amerikanëve, që thoshte që nuk ikin njerëzit pjesë e qeverisë, ikin prej opozitës? Ajo që është turp të jetë pedagoge, është turp të japë mësim një brezi të ardhshëm, një pjesë e qelbesirave, ka dhe kurajon, në vend që të ulë kokën për të gjitha vjedhjet që ka bërë, ka kurajon dhe thotë që edhe emigrimin e ka bërë opozita.

Më thënë të drejtën, mua më bëhet qefi që na japin aq fuqi. Ne arritëm deri në atë pikë sa e kthejmë dhe Baton Haxhiun kundër SPAK-ut. Ti, Altin Dumani, vetëm për kaq duhet të japësh dorëheqjen. Unë e kam thënë dhe jeni dëshmitarë të pakten ju këtu, që unë më shumë vlerësoj ndihmën që i ka dhënë drejtësisë Nuredin Dumani sesa një palaco sharlatan që zbaton urdhrat politik përpara ligjit dhe Kushtetutës.

Pse u shqetësua kaq shumë Dumani? Sepse është po i njëjti Duman që na thoshte: “Na ka thënë Amelika, na ka dhënë urdhër Amelika, na mbështet Amelika.” Kush Amerika more? Amerika e orgjive të Biden-it, Amerika e antimoralit apo Amerika e antfamiljes? JO, JO, Amerika është kjo, dhe gongu për ju ka rënë më 5 nëntor dhe ju në panik e sipër nuk dini ç’bëni.

Nuk dini çfarë të merrni masa për të shpëtuar veten, por ajo që duhet të merrni masa ju është të merrni një avokat të mirë sepse të gjithë ju do shkoni para ligjit, duke filluar që me ty, Olsi Dado. Po ta bëj thirrje publike, ai vedi atje te 313, po pret Erion Veliajn, mos e çoni citin që vendin e Erion Veliajt ta zesh ti, sepse i ke të gjitha faktet e provat për ta çuar para ligjit, çfarë pret, urdhrat e Ina Ramës? Apo Ëngjell Agacit?

Nuk duhet të bëjmë këtë protestën e Facebook-ut. I keni parë, na jipen dhe mend, çfarë është ajo protestë, sa pak numra, po bëhet kështu, po nuk lihet me këtë datë, po pse kaq larg, po pse nesër, po pse pasnesër? Hajde, hajde këtu, kush do protestë të vijë këtu, duke përfshirë dhe ata sharlatanët e partive të reja. Keni dëgjuar ju të bëjnë ndonjë deklaratë për deklaratat e Arben Ahmetajt? Ku janë këta, këta që do na rrëzojnë Edi Ramën?" tha ajo.

kalaja protesta para bashkise se tiranes 31 janar 2025

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë