POLITIKE

"Qyteti vjen si era e p*rdhës së plevitosur! Pesticidet, emergjencë kombëtare!" Koreshi: U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe

M.B. Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 21:22

"Qyteti vjen si era e p*rdhës së plevitosur! Pesticidet,

TIRANA- Deputeti demokrat Saimir Koreshi, ka folur sot në Kuvend për situatën në qytetin e Lushnjës. Koreshi tha se Lushnja ka përjetuar një periudhë të vështirë gjatë 10 ditëve të fundit, ku është përhapur një aromë e rëndë nga bërësitë e ullirit, e cila, sipas tij, ka bërë të pamundur jetesën normale për qytetarët. Koreshi ngriti një tjetër shqetësim që ishte përdorimi i pesticideve të palejueshme, që po dëmtojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve. Deputeti e quajti këtë një emergjencë kombëtare dhe kërkoi që qeveria të marrë masa për të zgjidhur këtë problem. Ai nuk ka kursyer as ironitë me socialistët, duke i pyetur se ku i gjejnë paratë për drejtat dhe darka që shtrojnë me gratë e Lushnjës.

"Mirëmbrëma shqiptarë, se deputetë e kolegë këtu nuk janë as sa një pëllëmbë dore, Ju dërgoj selam nga Lushnja, e cila ka kaq dittë, 10 ditët e fundit, mbi 4 vite që vjen era bërsi ulliri. U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe. Më fal o kryetare se do ta shthur pak fjalorin, po vjen si era e pordhës së plevitosur.

Kur ju nuk keni respekt për lushnjarët, fjala ime në Parlament do të shthuret. Nuk ka mundësi, sa herë që vinte Taulanti drejtues thoshin e ka Taulanti, tani e ka Belinda, e ka kjo ministrja tjetër e Mjedisit. A ka mundësi njeri të vij ta verifikoj, të rri gjysmë ore atje. Kaq të fortë qenkan këta njerëz, po helmohet qyteti. Ashtu janë dhe kanalet. Nesër do shkoj e delegumja atje, dhe po digjen kallamat e kanaleve. Këtu kam buxhetin e Bashkisë, 200 milionë ose 2 miliardë të vjetra. 1 miliardë këta i kanë vetëm rroga. Me 70 milion lekë pastrohen të gjitha kanalet e Lushnjës. Kërm! Shkoj bordi kullimit tha nuk është i imi këtu tha, në Barbullimë, e ka bashkia tha. Bashkisë i kanë mbirë kallamat në çdo kanal.

Nxirreni dhe atë për deputetet. 1 miliardë shkon për rroga patronaxhimi, 50% e buxhetit. 25% për shërbime operative dhe 25% për investime. Ore na tregoni cik formulën se keni ardhur jeni lëshuar, keni marrë të gjitha gratë e Lushnjes dhe na i keni nxjerrë për dreka për darka, e po kërceni. Ore na tregoni nga i gjeni lekët që bëni gjithë këto festa, se vdiqëm, ne nuk po nxjerrim dot gratë në Pazar, t’i japim kafe të zezë.

Dhe një shqetësim për Lushnjën dhe për gjithë Shqipërinë, 35 pesticide të palejueshme ku është cenuar fortë siguria ushqimore të  atyre që hamë. Këto nuk i sjellin bujqit, po i blejnë te ata që ka licensuar kjo qeveri dhe që futet te këto dogana. Këto pesticide që po na hanë dhe që na është bërë kanceri si me qenë virozë, grip. Kjo është emergjenca kombëtare dhe që duhet të zgjidhni. Lushnjës i hiqni kundërmimin se e mbytët", tha Koreshi.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë