POLITIKE

"Rama blen ndërkombëtarët"/ Meta: Drejtësia në vend është e kapur, do t’i drejtohem Gjykatës Europiane

b.z Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 20:54
"Rama blen ndërkombëtarët"/ Meta: Drejtësia
Ilir Meta

TIRANË - Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme për zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë për "Ora News", i pyetur në lidhje me përkrahjen ndërkombëtare të kryeministrit Rama pavarësisht pretendimeve të opozitës, Meta shprehet se Rama i blen ndërkombëtarët dhe se drejtësia sipas tij është e kapur.

Pyetje: Rama gëzon përkrahje ndërkombëtare pavarësisht pretendimeve të opozitës. A keni një koment?

Meta: Tashmë është provuar se si Rama i realizon blerjet e ndërkombëtarëve dhe rasti McGonigal është një ekzemplar në nivel global. Ashtu sikurëse për herë të parë kemi tre rezoluta ndërkombëtare shumë të rëndësishme që tregojnë reflektim i cili ka ardhur më shumë si rezultat i qëndresës opozitare në vend e cila duhet të përforcohet më tej.
Sa më vendosmërisht të përballet opozita me regjimin aq më shumë ndërkombëtarët do jenë të detyruar të pranojnë dhe denoncojnë devijimet e rënda që sollën instalimin e këtij regjimi antidemokratik.

Për Ndryshimin faktor vendimtar do të mbetet vendosmëria dhe lufta e opozitës dhe vetë shoqërisë. Për ndërkombëtarët një demokraci fasadë që pranohet nga shqiptarët nuk përbën shqetësim. Po kështu për europianët largimi i të rinjve tanë drejt BE nuk përbën shqetësim sepse ata do të preferonin më mirë shqiptarë e ballkanas sesa bangladeshas apo sudanë.
Po këto që s’janë problem i madh për ndërkombëtar janë çështje ekzistenciale për kombin tonë.

I pyetur më tej për rekursin e dërguar nga avokati i tij kundër arrestit me paraburgim, Meta shprehet se nuk i beson sistemit të drejtësisë pasi sipas tij është i kapur. 

Pyetje: Avokati juaj ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë kundër arrestit tuaj me paraburgim. A keni besim në një vendim pozitiv?

Meta: Unë nuk jam naiv që të besoj në një sistem drejtësie gjerësisht të kapur. Por ne jemi të detyruar të shterojmë të gjitha hapat brenda vendit në mënyrë që ta ndjekim këtë çështje në Gjykatën Europiane.
Aq më tepër që unë i kam denoncuar si askush tjetër edhe për shkak të pozicioneve (si Kryetar Kuvendi dhe President i Republikës) të gjitha momentet kyçe të kapjes së Reformës në Drejtësi, që nga zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota e deri te betimet te “Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Para pak ditësh dëgjova një lajm shumë korrekt në media se një person i vetdorëzuar në Shqipëri dhe pjesëtar i një grupi të strukturar kriminal me urdhër të SPAK-ut ishte arrestuar nga forcat RENEA.

Lind pyetja si shpjegohet që Presidenti i forcës së dytë opozitare rrëmbehet në mes të ditës nga persona me maska pa iu paraqitur asnjë urdhërarrest apo shkresë zyrtare sipas ligjit dhe futet në makinë private?
Çdo gjë është e qartë se kemi të bëjmë me një regjim mafioz ku ligji, Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk kanë pikë rëndësie.

Po kështu duhet “mirëkuptuar” edhe sjellja e SPAK-ut. Ata nuk janë vetëm në shërbim të Edi Ramës për të garantuar një tjetër mandate 4-vjeçar përmes arrestimeve të opozitës por janë në fushatë edhe për veten e tyre për të garantuar mandatet e përjetshme në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës.
Por sado të zgjasë nata, agimi është i pashmangshëm.
Ne jemi një vend që jemi mësuar me fatkeqësi të zgjatura por unë jam shumë optimist se 12 vitet e “Rilindjes” janë të mjaftueshme për ta gjykuar atë si fatkeqësinë më të rëndë se çdo pushtim që në një kohë të tillë përgjysmoi popullsinë aktive të Shqipërisë. Jam besimplotë edhe te reagimi i Diasporës tonë që ka një mundësi historike për të shpëtuar vendin e të ardhmen e tij. Vota e tyre është shumë më e rëndësishme se remitancat e tyre që dërgojnë për prindërit, vlera e të cilave është përgjysmuar për shkak të zhvlerësimit kriminal të euros dhe dollarit.

ilir meta spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë