POLITIKE

"Rama dhe Balla do mbajnë përgjegjësi", Berisha: Avokati i kryetarit të partisë kryesore opozitare goditet vetëm në Iran, Moskë ose në Mianmar

n.f Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 21:11
"Rama dhe Balla do mbajnë përgjegjësi", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka folur në lidhje me dhunimin e avokatit të tij, Sokol Mëngjesi. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dhunimi i avokatit erdhi pasi ai kishte mbrojtur drejt çështjen e policit Nano, Dritan Nano dhe e kishte fituar çështjen. 

Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama dhe ministri Taulant Balla organizojnë banda për akte të tilla ndërsa theksoi dorëzimi i një prej autorëve ishte pjesë e skenarit. Kreu i PD-së shtoi se dhunimi i një avokati të kryetarit të partisë kryesore opozitare ndodh vetëm në Iran, Moskë dhe Mianmar.

"Më thoni pak ju të nderuar, të mashtruar se ata që e bëjnë me qëllim vetëm të nderuar nuk mund të jenë, si ka mundësi që 4 vetë pa maska, tre prej tyre me uniformë dhe në mes një ish-polic, po për çfarë? Sepse profesor Sokol Mëngjesi kishte mbrojtur drejt çështjen e policit Nano, Dritan Nano dhe e kishte fituar çështjen.Po cila mendje e mbrapshtë njerëzore e çon në nivel kafshe, në nivel shtaze një njeri që me avokatin fiton çështjen dhe tani kërkon t’i marrë jetën? Kujt ia thoni ju këto?

Po këtë e bën një mendje si Edi Rama e Taulant Balla që organizojnë banda për akte të tilla. Më thoni pak, po do thoni pse u dorëzua? Edhe dorëzimi ishte pjesë e skenarit. Ndaj edhe njëherë miq, atentati ndaj avokatit të nderuar, ndaj akademikut të shquar Sokol Mëngjesi është një sulm, është një atentat ndaj opozitës. Nga narkopushteti, nga Edi Rama, nga Taulant Balla, nga falangat e tyre të krimit. Le t’i pyesim pak, po pse për miqësi me Dritan Nanon, tre banditë vendosën të ekspozojnë veten si banditët, si agresorë primitivë në qendër të Tiranës. Jo mo jo, kurrë. Për Dritanin ata nuk shkonin as në kafene.

Dritani ka qenë pjesë e skenarit. Për Dritanin ata nuk çanin kokën. Dhe tani na thoni se kemi edhe regjistrime. Sigurisht që keni regjistrime se jeni vetë skenaristë. Dhe skenarit nuk i mungojnë regjistrimet. Me këtë rast, miqtë e mi, së fundmi u them këtyre magneteve të shpifjeve dhe trillimeve të Edi Ramës, është turp t’i besoni kaq lehtë. Ku ndodh të goditet avokati i kryetarit të partisë kryesore opozitare? Kjo ndodh në Iran, kjo ndodh në Moskë, kjo ndodh në Mianmar, kjo ndodh në diktaturë. Po në cilin vend ka ndodhur kjo, na thoni pak ju?" tha ai.

Më tej Berisha tha se Rama dhe Balla do mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi. Ai më tej shtoi se kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare.

"Pra, le t’i urojmë shërim të shpejtë profesorit të nderuar dhe të garantojmë binomin Rama-Balla se janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës për aktin e tyre banditesk në qendër të Tiranës. Miqtë e mi, kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare. Beteja vendimtare është beteja e mbarë shqiptarëve. Është betejë e atdhetarëve që e duan këtë vend. Është betejë e qytetarëve që e duan lirinë. Është betejë e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të gatshëm për sakrifica për dinjitetin e tyre. Ndaj dhe ju ftoj me zemërim, revoltë të ecim të sigurt drejt përmbysjes së këtij regjimi. Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira. Rrofshi ju. Rroftë Shqipëria," përfundoi Berisha.

berisha dhunohet sokol mengjesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë