POLITIKE

Rama i jep 7 mln euro shoqërisë ADS të AKSHI-t, drejtuar nga i besuari i Ermal Beqirit, Igli Tafa

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 17:48

Rama i jep 7 mln euro shoqërisë ADS të AKSHI-t, drejtuar nga i

Pa kaluar 15 ditë pasi krijoi “Albanian Digital Solution” sh.a” sh.a. (ADS), me aksionar të vetëm Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), qeveria Rama nxiton dhe firmos dhënien e fondit prej 700 milionë lekë (rreth 7 milionë euro), për t’u përdorur në formën e kapitalit fillestar për shoqërinë “Albanian Digital Solution”, sh.a., me NIPT M61615021U. Sipas vendimit, fondi i përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi përballohet nga buxheti i miratuar për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2026, në zërin “Shpenzime kapitale”.

Rama i jep 7 mln euro shoqërisë ADS të AKSHI-t, drejtuar nga i

Po kush do i menaxhojë këto para?

ADS ka aksioner të vetëm AKSHI-n e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Igli Tafa, i cili nga dëshia e dhënë në SPAK e Daniel Shimës është njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim së bashku me Ergys Agasin. Të dy biznesmenët së bashku me Mirlinda Karçanaj ish drejtoreshën e AKSHI-t janë marrë të pandehur pasi akuzohen se në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë kontrolluar tenderat prej dhjetra milionë euro të instraktukturës digjitale të shtetit.

Themelimi

Sipas të dhënave të QKB, kompania është themeluar më 14 prill 2026, ka kapital themeltar 700 milionë lekë, administrator Saimir Kapllani dhe objekt kryesor zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale. Referenca kryesore ligjore është ligji nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”, i cili rregullon krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit dhe shërbimeve elektronike në Shqipëri.

Ky ligj përcakton organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e sistemeve të informacionit dhe shërbimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, duke vendosur Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si autoritetin qendror përgjegjës për koordinimin, standardizimin dhe sigurinë e tyre.

Nëpërmjet ndryshimeve të fundit në këtë ligj, është parashikuar që AKSHI të ketë të drejtën të krijojë ose të marrë pjesë në shoqëri të posaçme për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, të cilat do të shërbejnë si struktura operacionale për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve dhe platformave digjitale. Këto subjekte njihen si shoqëri operatore TIK dhe përfaqësojnë një ndarje funksionale midis rolit strategjik të shtetit dhe zbatimit teknik të projekteve digjitale.

Hijet e dyshimit

Hije dyshimesh për ndërthurje interesash publike dhe private fshihen pas krijimit të kësaj shoqërie, më 14 prill 2026. Sipas dokumentacionit të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të njëjtën ditë janë miratuar akti i themelimit, statuti i shoqërisë, emërimi i administratorit, këshillit mbikëqyrës dhe audituesit ligjor.

Një nga elementët më të debatueshëm në krijimin e “Albanian Digital Solution” sh.a. lidhet me objektin e veprimtarisë së shoqërisë, i cili në dokumentet zyrtare rezulton dukshëm më i gjerë se ai i parashikuar për “Shoqëritë Operatore TIK” sipas ligjit në fuqi.

Sipas aktit të themelimit dhe statutit, ADS nuk kufizohet vetëm në zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe platformave shtetërore të shërbimeve elektronike, por përfshin gjithashtu ofrimin e shërbimeve për subjekte private, konsulencë, veprimtari studimi dhe projektimi, operacione tregtare dhe financiare të lidhura me objektin, si dhe pjesëmarrje në kapitalin e shoqërive të tjera.

Ky zgjerim i objektit të veprimtarisë ngre dyshime të arsyeshme për devijim nga natyra e një shoqërie publike me funksion të posaçëm dhe për krijimin e hapësirave për ndërthurje të interesit publik me aktivitet ekonomik privat. Gjë që dosja e SPAK e provoi se ka qenë një praktikë e zakonshme Agjencinë Kombëtare të Informacionit (AKSHI).

'Pishina e peshkaqenëve'

Krijimi i “Albanian Digital Solution” sh.a”  vjen në një kohë që AKSHI është përfshirë në një valë skandalesh, teksa hetimet e SPAK kanë zbuluar si fondet e AKSHI-t devijoheshin drejt xhepave të ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanajt dhe dy biznesmenëve përmes kontratave fiktive, zhvatjes, kutive të verës të mbushura me cash dhe personave anonimë për të mbuluar pronësinë.

Madje biznesmenia Shqiptaro-Gjermane, Migena Schroeder, një ndër dëshmitaret kryesore të prokurorisë së posaçme SPAK gjatë denoncimit të aferave të AKSHI-t deklaroi se i kishin thënë se kishte hyrë  'në pishinë me peshkaqen…’.

Ndërkohë pak ditë më parë hetimet mbi transaksionet financiare dhe pasuritë e shtyu SPAK-un që të ngrinte akuzën shtesë të korrupsionit ndaj Karçanajt, Agasit dhe Beqirit si dhe të sekuestronte pasuri me vlerë rreth 40 milionë euro si pjesë e një portofoli të përbërë nga pasuritë të patundshme, vila, jahte dhe llogari bankare.

Për këtë çështje u regjistruan si të akuzuar edhe 5 persona të tjerë; mes të cilëve ish-nëndrejtori i AKSHI, Daniel Shima si dhe Emirton Suli, Gentian Likaj, Arjola Koromani dhe Elision Jorgji.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë