POLITIKE

“Rama i shantazhon gjyqtarët nga mëngjesi në darkë”, avokati: Çdo vendim ndeshet me presion!

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 09:31

“Rama i shantazhon gjyqtarët nga mëngjesi në

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, ka komentuar gjatë situatën e rëndë të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar sistemin gjyqësor si të paaftë dhe të politizuar.

Ai theksoi se qytetarët nuk marrin drejtësi për pronat e tyre, ndërkohë që gjyqtarët përballen me presione të vazhdueshme nga qeveria dhe shantazhe të drejtpërdrejta nga politika.

“Problemi nuk janë qytetarët apo një individ i vetëm, por vetë sistemi,” tha Cakrani. “Asnjë qytetar nuk merr drejtësi në kohë dhe hapësirë, ndërsa gjyqtarët që përpiqen të bëjnë drejtësi shantazhohen çdo ditë. Administrata e korruptuar dhe e paaftë shkakton viktima të shumta, duke i drejtuar njerëzit drejt gjykatave pa mundësi për zgjidhje reale.”

Ai shtoi se situata ka krijuar një klimë frike mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dobësuar sigurinë juridike dhe duke e bërë të pamundur që qytetarët të kenë besim në sistemin e drejtësisë.

Komentet e tij vijnë në një moment kritik, ku shumë çështje pronësie mbeten të pazgjidhura për vite me radhë, duke theksuar nevojën urgjente për reforma dhe mbrojtje të pavarësisë së gjyqtarëve.

Kujtim Cakrani:

"Këta të gjithë tashmë u munduan që këtë ngjarje, këtë situatë ku jemi, ta kalonin një fatkeqësi, një rojë të detektivit në gjykatë, sikur ai ishte problemi.

Në fakt, problemi është vetë sistemi i drejtësisë. Janë vetë gjyqtarët që nga ajo e Gjykatës së Lartë, që dje kërkonin të merrnin masa ndaj gjyqtarëve dhe nuk kërkonin fare që gjykata të funksionojë.

Nuk i interesonte qeverisë që të shtonte numrin e gjyqtarëve apo të riorganizonte proceset gjyqësore, që njerëzit të merrnin drejtësi në kohë dhe hapësirë.

Nuk i interesonte atij infrastruktura në gjykata. Pra, e kuptoni tani që këta, edhe në këtë moment aq të rëndësishëm, ku i gjithë vullneti i qytetarëve po shfrytëzohet mbi gjyqtarët, kanë të drejtë sepse sot në gjykatën shqiptare për pronat askush nuk merr drejtësi.

Askujt nuk i kthehet prona dhe nga mbi 10 vite apo 12 vite që gjykata shqiptare nuk bën kurrë çekanin në favor të atij që ka të drejtën e pronës.

Kjo është një situatë e krijuar jo nga qytetarët, por nga gjyqtarët që shantazhohen nga politika, sepse janë ata gjyqtarë që i shantazhon Rama nga mëngjesi në darkë.

Tashmë janë strukuar aty dhe kanë frikë.

Një gjyqtar që bën drejtësi, nuk ka asnjë arsye të ruhet apo të ketë frikë, dhe për këtë kam bindjen time.

Sepse edhe ne avokatët jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve, fyerjeve, dhe madje edhe dhunës, nëse dëshiron.

Zotin Kalanë e kanë nxjerrë në pritë kolegët e tij me ato vendimet e tyre 20-vjeçare të proceseve që nisën nga gjykata në Shkodër.

E nxorri në pritë Edi Rama, padyshim e nxorri ky sepse bashkë me qeverinë e tij shantazhoi çdo ditë gjyqtarët dhe prokurorët, dhe këtë gjë e dimë, s’ka nevojë që të rikthehemi te këto tema.

Vetëm për një muaj shantazhoi 4 gjyqtarë. Si mundet që ai gjyqtar të japë drejtësi, kur në mënyrë permanente gjyqtarët shantazhohen nga Kryeministri?

Plus, administrata që është gjithashtu e paaftë dhe e korruptuar shkakton çdo ditë viktima. Viktima, sa i përket mbivendosjes së pronave, nuk marrin zgjidhje, i çojnë nëpër gjykata.

Këto janë problematika, e mos flasim pastaj për sigurinë juridike, ku asnjëri prej atyre gjyqtarëve që pamë dje nuk ka idenë se çfarë është ajo".

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë