POLITIKE

"Rama i shpalli luftë opozitës"/ Blushi: S'ka rregulla lojë, do përballemi 'dhëmbë për dhëmbë' me narkoshtetin

E.D Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 18:07

"Rama i shpalli luftë opozitës"/ Blushi: S'ka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta në lidhje me ngjarjet politike aktuale dhe veprimet e qeverisë, duke u fokusuar në atë që ai e cilëson si një akt të rëndë ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri. Blushi gjatë një intervistë në edicionin “Ora 16” në Syri TV argumentoi se arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë nuk përfaqëson një veprim të thjeshtë ligjor, por një akt të planifikuar dhe të dhunshëm me motive të qarta politike.

Blushi e përshkroi këtë ngjarje si një rrëmbim terrorist, i cili, sipas tij, synon të godasë Partinë e Lirisë dhe të asgjësojë opozitën e vërtetë në vend. Sipas Blushit, këto veprime janë pjesë e një strategjie më të gjerë të kryeministrit Edi Rama për të asgjësuar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Blushi theksoi se arrestimi është një sulm i qëllimshëm ndaj opozitës, ndërsa e cilësoi qeverinë si një narkoshtet që po përdor struktura të kapura të drejtësisë për të shërbyer interesave të pushtetit të Ramës. Ai e përmendi emrin e Altin Dumanit, të cilin e cilësoi si një figurë të keqpërdorur për t’i shërbyer agjendës së qeverisë. Po ashtu Blushi u shpreh se sot, opozitë të vërtetë bëjnë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe ky është fakt. 

"Nuk kemi thjesht të bëjmë me një arrestim; kemi të bëjmë me një rrëmbim terrorist të presidentit të Partisë së Lirisë dhe një arrestim politik të tij, me qëllimin e vetëm për të goditur Partinë e Lirisë dhe për të përshpejtuar atë skenar, të cilin ne e kishim paralajmëruar prej kohësh dhe që Edi Rama e ka vënë në jetë falë terroristit Altin Dumani. Ky është një plan për asgjësimin e opozitës së vërtetë, pluralizmit demokratik dhe demokracisë në vend. Bëhet fjalë për një keqpërdorim të tmerrshëm të një figure si Altin Dumani, i cili nuk ka as dinjitetin e kushëririt të tij, kriminelit famëkeq Nuredin Dumani.

Ai është një terrorist në krye të kësaj strukture kriminale, duke shërbyer si mashë, si kamxhik dhe si vrasës me pagesë për axhendat personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës, për të asgjësuar opozitën e vërtetë. Partia e Lirisë, nga ky moment, është në gjendje alerti. Të gjitha strukturat e Partisë së Lirisë janë në këmbë dhe jemi gati, sikurse jeni njohur edhe ju me qëndrimin zyrtar të kryesisë politike të PL-së, për të intensifikuar aksionin tonë politik dhe në terren, në përballjen dhëmbë për dhëmb dhe pa mëshirë me narkoshtetin dhe narkodrejtësinë e Edi Ramës.

Ne kemi mbërritur në këtë situatë për një arsye shumë të thjeshtë: pasi lidershipi i kapur deri dje i opozitës u largua dhe drejtimin e opozitës e morën Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët as nuk korruptohen, as nuk blihen dhe as nuk shiten te ky regjim kriminal. Edi Rama zgjodhi të përdorë dhe keqpërdorë këtë sistem drejtësie, i cili, sipas gjykimit tim, ka shpallur përfundimisht falimentimin total dhe asgjësimin e të ashtuquajturës reformë në drejtësi. Pra, zyrtarisht, “Ramaforma” i ka shtrirë të gjitha tentakulat e saj në sistemin e drejtësisë, duke përdorur një strukturë të posaçme të ngritur gjoja për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të ekzekutivit dhe shtetit shqiptar.

Fatkeqësisht, ajo nuk po bën gjë tjetër, veçse po e rrëshqet Shqipërinë me shpejtësi në atë që mediat perëndimore e cilësojnë si instalimin përfundimtar të mafiokracisë në vendin tonë dhe goditjen e opozitës së vërtetë. Sot, opozitë të vërtetë bëjnë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe ky është fakt. Rama i ka shpallur luftë frontale opozitës së vërtetë; do të na ketë dhëmb për dhëmb e sy për sy, sepse tashmë nuk ka rregulla loje. Shteti ligjor është asgjësuar dhe i është vënë shqelmi," u shpreh Blushi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë