Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Qeveria heq dorë nga një skemë që u përdor për legalizimin me çmime qesharake të kateve pa leje në Tiranë, ndërsa opozita e cilëson lëvizjen propagandë.
Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se do të shfuqizonte një vendim qeverie dhe pjesë të ligjit që i mundësonin ndërtuesve të mëdhenj të legalizonin shtesa pa leje me çmime shumë më të ulëta se tregu dhe me përjashtime nga detyrimet fiskale.
Në një konferencë për shtyp që zgjati një orë e 40 minuta – ku dy ministrat që e shoqëronin nuk folën asnjë sekondë, Rama deklaroi se do t’ua hiqte ndërtuesve të drejtën e parablerjes së kateve të ndërtuara pa leje.
Propozimi synon ndryshimin e VKM nr. 589 të vitit 2022 dhe të ligjit të vitit 2023 “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje…”, përmes të cilëve Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) kishte sekuestruar mijëra metra katrorë ndërtimesh pa leje në Tiranë, por më pas ia kishte kthyer të njëjtëve ndërtues kundrejt një pagese shumë të ulët.
“Në fund fare do të propozojmë disa ndryshime… ku shfuqizohet e drejta e parablerjes në një procedurë konfiskimi dhe e drejta për të lidhur kontratë me premtim shitjeje. Ky është thelbi i këtij ndryshimi,” tha Rama.
Vendimi vjen pas akuzave se një grup ndërtuesish të afërt me qeverinë përfituan nga skema për të legalizuar kate të tëra ndërtimesh në Tiranë, ndërsa qytetarët e zakonshëm janë gjobitur ose u janë shembur shtesat.
“Ndërsa mijëra familje në fshat ose qytete të vogla janë gjobitur dhe shembur për një dhomë apo shtesë të vogël, në mes të Tiranës janë legalizuar kate të tëra për ndërtuesit e mëdhenj, të cilët pastaj u ‘amnistuan’ përmes skemës së parablerjes me çmime qesharake,” tha deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke shtuar se skema ka shërbyer për të shmangur detyrimet tatimore të ndërtuesve.
Edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e cilësoi nismën e Ramës propagandistike.
“Dakordësia mes ndërtuesit dhe KKT për numrin real të kateve bëhet që në gropën e themelit. Arsyeja pse Edi Rama deklaron se do ta eliminojë këtë skemë spekulative është e paqartë. Unë mendoj se është thjesht një deklaratë propagandistike dhe asgjë më shumë,” tha ai.
Gjatë konferencës, Rama e mbrojti skemën si të suksesshme, duke argumentuar se konfiskimi i plotë ishte i pamundur pasi ndërtuesit kishin shitur tashmë apartamentet, dhe se pagesat ishin bërë me çmime tregu.
“Janë detyruar t’i blejnë me çmimin e tregut vetëm për një arsye, dhe këtë parablerjen e hoqëm tani, se s’ka nevojë më,” tha ai.
Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë të kundërtën: ndërtimet e konfiskuara iu kthyen ndërtuesve me një çmim mesatar prej vetëm 223 euro për metër katror – rreth dhjetë herë më pak se çmimet e tregut, dhe me kontrata që i amnistonin edhe nga rreth 2 milionë euro detyrime fiskale.
Shumë prej këtyre ndërtuesve janë aktualisht nën hetim penal nga Prokuroria e Tiranës për shkeljet në ndërtim./BIRN
E hëna e 6 tetorit shënon një ditë të mbushur për jetën parlamentare, pasi në Kuvend do të zhvillohen mbledhje t&eu...
Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka vendosur që të mbështesë aktorin e mirënjohur Florjan Binaj si kandida...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se Tirana mund të fitohet nga opozita nëpërmjet një kandidati të përbashkët e...
Pasi aktori i njohur Florian Binaj shpalli kandidaturën për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e 9 nëntorit, prezantuesja e ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpret në Shqipëri gjatë ditës së sotme dhe gjatë së hënës, udh&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj lëvizjes më të fundit të qeverisë për prishjen e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka theksuar se kriza më e rëndë ...
Regjisori dhe kompozitori i madh shqiptar, Osman Mula ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për aktorin e njohur, njëkohësisht moderator ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar kandidaten e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, duke e cilë...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht N/Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon ...