POLITIKE

Rama në Athinë/ Bardhi pas videos së publikuar nga Piranjat: Takim me punonjës të importuar me detyrim, prokuroria të veprojë (VIDEO)

r.ll Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 17:01
Rama në Athinë/ Bardhi pas videos së publikuar nga Piranjat:
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë një ditë më parë në Athinë.

Reagimin e tij, Bardhi e ka shoqëruar me një video të publikuar nga emisioni investigativ "Piranjat", ku një nga pjesmarrësit në takim, konkretisht drejtori i teatrit “Bylis” të Fierit, Klajdi Marku, e ka shprehur hapur pakënaqësinë e prezencës së tij aty. 

Kreu i grupit demokrat shkruan se ajo video është sipas tij dëshmi rastësore "për të kuptuar se deri ku arrin Edi Rama në keqpërdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhje apo veprimtari politike." Ai e ka cilësuar vizitën e Ramës si takim politik me punonjës të administratës të importuar me detyrim në Athinë, ndërsa shtoi se kjo duhet "të zgjojë nga gjumi" menjëherë organin e prokurorisë.

REAGIMI I PLOTË I BARDHIT: 

Edi Rama është armik i votës së lirë dhe për këtë as nuk fshihet dhe as nuk turpërohet. Mjafton kjo dëshmi rastësore për të kuptuar se deri ku arrin Edi Rama në keqpërdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhje apo veprimtari politike.

Pas detyrimit për anëtarësim në Partinë Socialiste të të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, keqpërdorimi ka rritur kulmin përmes detyrimit të tyre për të marrë pjesë në një veprimtari politike të Edi Ramës, që ishte shpallur si takim me bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Greqi, dhe përfundoi në një takim me punonjës të administratës shtetërore të imoportuar me detyrim nga Shqipëria për në Athinë.

Nëse Edi Rama i intimidon punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre të shkojnë deri në Athinë për takime politike, secili qytetar shqiptar duhet të imagjinojë vetë se deri ku shkon presioni dhe keqpërdorimi gjatë fushatës zgjedhore apo imponimit të votës brenda vendit.

Ajo që ka ndodhur me takimin në Athinë, ku punonjës të administratës shtetërore u importuan nga Shqipëria për të mbushur sallën një takim politik të Edi Ramës, duhet të zgjojë nga gjumi menjëherë organin e prokurorisë. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore është krim dhe dënohet sipas nenit 328/a të Kodit Penal. Është koha për të vepruar tani dhe pa asnjë vonesë, ndryshe zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik.

Apeli im shkon edhe për faktorin ndërkombëtar, veçanërisht Komisionin Europian, për të nxitur përmbylljen në kohë të Reformës Zgjedhore, ku duhet të adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe shkrirjen e shtetit dhe partisë në një të vetme gjatë zgjedhjeve. Kjo minon jo vetëm demokracinë, por vendos në pikëpyetje vetë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mungesa e barazisë në zgjedhje dhe favorizimi shtetëror i partisë në pushtet, paracakton rezultatin zgjedhor dhe garën e ndershme mes palëve.

Është momenti që në vitin 2025 Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtar të BE, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndryshe instalimi i partisë-shtet do të jetë i pakthyeshëm!

gazment bardhi piranjat takimi i rames ne athine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë