POLITIKE

Ish-prokurori: Ja e vërteta mbi dosjen që ka SPAK për Belinda Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 23:03
Ish-prokurori: Ja e vërteta mbi dosjen që ka SPAK për Belinda

Ish-prokurori Eugen Beçi, ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundër dhënies së autorizimit të SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Beçit, gjatë seancës parlamentare u vunë re dy elementë që ishin paralajmëruar më herët dhe që, sipas tij, u materializuan përmes raporteve të paraqitura në Kuvend.

Ai u ndal edhe te debati për të ashtuquajturin “gjyq publik”, duke theksuar se shpesh përdoret si argument, ndërsa në praktikë situata është ndryshe.

“Diskutohet për një gjyq publik dhe të gjithë jemi kundër tij, por po përdorim termin sikur bota është portokall. Nëse mazhoranca ka krijuar gjyqe publike për këdo – për opozitarët, ish-prokurorë apo ish-gjyqtarë – ishte e pritshme që një ditë kjo t’i kthehej si pasojë. Megjithatë, për këtë rast konkret mund të themi se SPAK nuk është institucioni që nxjerr dosjet në publik, sepse për dosjen që u diskutua sot në Parlament nuk ka rrjedhur asnjë detaj në media”, u shpreh ai.

Beçi theksoi se vendimi i Parlamentit nuk e ndalon formalisht hetimin ndaj Ballukut, por sipas tij e kufizon ndjeshëm atë.

“Formalisht hetimi do të vijojë, por jo me të gjitha mjetet procedurale që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Kjo krijon pengesa për një hetim të thelluar, efektiv dhe objektiv”, tha ish-prokurori.

Ai sqaroi se sipas nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale, për një hetim të plotë kërkohet sigurimi i provave dhe garancia që personi nën hetim të mos dëmtojë provat. Por në momentin që Parlamenti nuk jep autorizim për heqjen e imunitetit, prokuroria humbet disa instrumente kyçe.

“Në këtë rast i hiqen katër elementë kryesorë hetimit: kontrolli i banesës, kontrolli personal dhe masat e arrestit në burg ose në shtëpi. Këto janë mjete të rëndësishme për një hetim të paanshëm dhe efektiv”, theksoi ai.

I pyetur se çfarë ndodh nëse ndaj Ballukut do të ketë një ndryshim apo rëndim të akuzës, Beçi u shpreh se SPAK ka të drejtë të paraqesë një kërkesë të re në Parlament nëse shfaqen elementë të rinj penalë.

“Sapo të ketë elementë të rinj të faktit penal, rëndim të akuzës apo rrethana që lidhen me sigurinë e provave – për shembull nëse personi mund të prishë provat apo të krijojë alibi – SPAK mund të paraqesë një kërkesë të re për autorizim. Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit nuk e konsiderojnë vendimin e sotëm si një çështje të gjykuar”, përfundoi ish-prokurori.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë