10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

TIRANA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri, ka ngritur alarmin për një sërë parregullsish dhe shkeljesh të rënda që, sipas tij, po minojnë integritetin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një konferencë për shtyp, Strazimiri tha se persona të shpallur në kërkim janë përfshirë në mbledhjen e votave për Partinë Socialiste.
Sipas tij, një audit i brendshëm i KQZ ka zbuluar mospërputhje masive në listat zgjedhore dhe fenomene të tilla si votime të dyfishta, votues “shëtitës”, regjistrime të dyshimta të votuesve emigrantë dhe presione sistematike ndaj të burgosurve.
Ai e cilësoi situatën si një kërcënim serioz ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke paralajmëruar se këto të dhëna janë tashmë në duart e misioneve të huaja në vend.
Fjala e tij:
Personat e shpallur në kërkim, po kërkojnë të mbledhin votë për Partinë Socialiste. Fakti që qytetarët po i denoncojnë në mënyrë masive po tregon që është krejtësisht e pasuksesshme. Ajo që unë do të doja të nënvizoja, është një raport tjetër. Është dokument i brendshëm i KQZ, është audit i brendshëm i KQZ, që tregon shifrat reale zyrtare që tregon, jo denoncimet e qytetarëve, që tregon sesi është gjendja deri më tani, pra deri më datën 30 prill.
Gjetjet kryesore janë: mospërputhje masive në listat e zgjedhësve, janë 521,873 shtetas që janë regjistruar me të dhëna të pasakta ose të paplota të adresës, duke i kthyer në zgjedhës shëtitës. Që do të thotë, në dispozicion, nga qendra në qendër të paidentifikuar që të votojnë disa herë në disa qendra votimi. Janë 133 individë që kanë hequr dorë zyrtarisht nga shtetësia shqiptare dhe vijojnë të figurojnë në listat zgjedhore brenda vendit, 5 prej të cilëve janë votuar edhe për të votuar jashtë. Pra ka dublim, duke treguar regjistrim të dyfishtë dhe votim të dyfishtë.
127 qytetarë janë regjistruar si votues si brenda dhe jashtë vendit, gjë që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të kodit zgjedhor. Në këtë burg të madh që është kthyer Shqipëria tashmë kemi dhe ato burgjet që janë burgje zyrtare. Edhe aty ka problematikat e veta. Janë 1271 të burgosur të regjistruar në qendrat e veçanta të votimit, ndonëse nuk e kanë vendbanimin zyrtar aty por në lokacione të tjera. Gjë që përbën shkelje me të dyja këmbët.
Sigurisht që keni parë pasi janë publikuar edhe në rrjetet sociale kërcënimet dhe presionet ndaj të burgosurve me dëshmi dhe presione të shumta që tregojnë frikësim të burgosurve, të cilëve edhe u thuhet që do të keqtrajtohen ose do të transferohen nëse nuk votojnë për Partinë socialiste. Këto veprime, sigurisht që përbëjnë një shkelje parimore të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kemi modele të dyshimta të regjistrimit që sugjerojnë patronazhim dhe manipulim.
Janë 1483 aplikime të përsëritura nga e njëjta adresë IP dhe janë evidentuar në sistemin e regjistrimit të votuesve emigrantë, PER. Çka sugjeron veprimtari të orkestruar dhe manipulimit të votës së diasporës. Sistemi ka dështuar në verifikimin e adresës së votuesve jashtë shtetit, duke rezultuar në refuzimin e shumë aplikimeve legjitime pa një arsye të qartë. Të gjitha këto ja kemi përcjellë hap pas hapi misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR. I falënderojmë dhe ata për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar.
TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar krimet zgjedhore, duke bërë publike emra dhe mbiemra të personave të cilat pretendojnë s...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi ka reaguar dy ditë para zgjedhjeve. Veliaj në reagimin e tij &e...
KUKËS- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 t...
TIRANË- Ministria e Brendshme përmes një postimi në "Facebook" ka bërë më dije një njoftim të rëndësish...
TIRANË- Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anët...
TIRANË- Edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa në Shqipëri vijojnë të mbërrijnë fletët ...
sali berisha TIRANË- Në konferencën e sotme për gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se amerikani, Chris LaCivita ë...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot koalicioni "PD-ASHM" mbyll fushatën elektorale. Berisha i b&eum...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se do të jetë konferenca e tij e fun...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në selinë...