
Gazetari Artan Hoxha tha se kryeministri Edi Rama është mjeshtër i propagandës dhe nuk do e kishte shkarkuar zv/kryeministren Belinda Balluku nëse nuk do të kishte prova.
Ai nënvizoi se jo vetëm që kreu i mazhorancës fitoi të paktën 5 muaj kohë, por e dogji me etapa lëkurën e zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe të pandehur nga SPAK dhe GJKKO.
Sipas tij, Prokuroria e Posaçme gaboi, duke i dhënë një argument kryeministrit që ta përdorë publikisht, duke marrë nën akuzë personin dhe duke mos hetuar veprën penale. Në fillim SPAK duhet të siguronte provat dhe më pas ta vinte ministren përballë tyre, duke kërkuar masën më të fortë shtrënguese.
“Rama nuk tërhiqet kollaj, ai është mjeshtër, ai shkëlqen te propaganda. Sot thotë është e bardhë, nesër e zezë dhe nuk e pranon. Le të qëndrojmë te mënyra si operoi SPAK, akuza që ngriti SPAK, unë nuk jam me parimin që njerëzit të arrestohen pa akuzë dhe prova. Çfarë fitojmë që i çojmë në burg njerëzit? Vetëm 1 milionë euro janë sekuestruar zyrtarëve të lartë për korrupsion, përballë shifrave të mëdha të arrestimeve dhe të hetuarve për korrupsion. Vijmë tek Balluku, SPAK duhet të mblidhte një herë provat dhe pastaj të shkonte të akuza që kur të shkonte te Balluku të ishte i qartë për akuzën e ngritur. SPAK ngre volum çështjesh e dosjesh, por nuk është i kristalizuar dhe i qartë”, tha gazetari.
Hoxha më tej sqaroi se hetimet bëheshin për ngjarje të ndodhura 6 vite më parë, pra duhet të ishin kristalizuar provat dhe të mos përdorej politikisht.
“Duhet ta kishte bërë më parë, Ballukun e heton për një gjë që ka ndodhur para 6 vitesh, tani duhet të ishte i kristalizuar me akuza, me dosjen e plotë, kush e pengoi? Nuk hetohet personi në të gjithë botën, por vepra penale, kurse në Shqipëri ndodh e kundërta. Ata i dhanë argument Ramës dhe ai po e përdor, SPAK bëri një gabim dhe Rama po e shfrytëzon. Kur SPAK t’i komunikonte akuzën Ballukut, t’i kishte gati provat për Llogaranë, Tigrat, rrugët që janë ndërtuar apo që s’kanë përfunduar. Por kur shtrëngon akuzën si kundërveprim atëherë këtë e përdor Rama, sepse ai e ka të qartë se për çfarë e do Ballukun”, vijoi ai.
Për gazetarin Hoxha, hetimi nuk po pengohet, ndërkohë që Gjykata i mban ende masën e pezullimit Ballukut, kur ajo tashmë është e shkarkuar nga detyra.
Dhe po të mos kishte prova dosja, Rama nuk do e shkarkonte vartësen e tij.
“A e pengon Rama hetimin? Jo, sepse hetimi vazhdon, Balluku është me masë dhe e pezulluar, Gjykata edhe dje mori masë të njëjtë për pezullim, në fuqi mban ende masën e pezullimit që ka rënë. Ajo ka ikur nga detyra, nuk ka më funksion, i ka rënë detyra, por qëndroj e pezulluar me masë, a nuk e shikojnë këta gjyqtarë dhe prokurorë. Politikisht Rama e ka djegur Ballukun, po ia shet lëkurën me etapa. Ai tha s’do e shkarkoj, pastaj e shkarkoi. Po të mos kishte prova, Rama nuk do e shkarkonte Ballukun. Ai e çoi drejtuese qarku përsëri në Fier. Ai duke mbrojtur Ballukun, po inkurajon administratën”, deklaroi Hoxha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
14 Mars17:28
Zhupa takim me operatorët turistikë në Vlorë: Bashkia po pengon punën e tyre
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë detarë në Vlorë.
Në nj&...
POLITIKE
14 Mars15:21
PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve
Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë në orën 12:00 Kryesinë e Partisë, ku do të merren vend...
POLITIKE
14 Mars14:52
Teliti: Integrimi europian përdoret si instrument politik për të mbuluar dështimet e qeverisë
I ftuar ditën e sotme në intervistën e mesditës në Syri Televizion, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti shprehu kritika ndaj qeveri...
POLITIKE
14 Mars11:15
Mashtrimet e Ramës dhe Batonit/ Bllokimi i raportit IBAR për integrimin u paralajmërua në dhjetor
Në dhjetor të vitit të kaluar, në redaksitë e Tiranës mbërriti një lajm. Komisioni Europian kishte paralajmëruar qe...
POLITIKE
14 Mars10:55
Berisha nga Elbasani: Kremtojmë Ditën e Verës në kushte të pazakonta. Rama me Ballukun i mbylli ëndrrën europiane shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot para demokratëve në Elbasan se kryeministri Edi Rama iu mbylli dyert shqiptarëve p&eum...
POLITIKE
14 Mars10:35
Berisha uron Ditën e Verës: Të bindur se festën tjetër Rama me Lubinë nuk janë më
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, uroi nga Elbasani festën e Ditës së Verës. Në një vizitë të kryer kët...
POLITIKE
14 Mars09:47
Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Kjo festë sjelltë gëzim dhe begati në çdo familje shqiptare!
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Verës përmes një postimi në rrjetet...
POLITIKE
13 Mars23:03
Si i zuri pritë Rama gazetares Ambrozia Meta në korridoret e Kryeministrisë, ç’ndodhi pasi u fikën kamerat
Tanimë është bërë diçka e zakontë për Kryeministrin Edi Rama që përballë skandaleve qeveritare, të...
POLITIKE
13 Mars22:02
‘Është plakur këto 10 ditë sa për 10 vite’/ Hasimja për Ramën: Është nën presion
Analisti Ermal Hasimja ka vënë në dyshim nëse tensioni i kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së sotme për shtyp &eu...
POLITIKE
13 Mars19:59
Vasili: Pashai i Korrupsionit ka fytyrë dhe akuzon denoncuesin e korrupsionit
Pashait të korrupsionit, kur ia akuzojnë hajdutët e tij, i quan të pafajshëm, megjithëse bubullojnë e gjëmojnë mij&...