POLITIKE

Rama thirrje shqiptarëve: Fatkeqësisht në Greqi u bë një mish mash, por shkoni merrni zarfin dhe dërgojeni në Tiranë

n.f Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 12:57

Rama thirrje shqiptarëve: Fatkeqësisht në Greqi u bë

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër u bëri  thirrje shqiptarëve të Greqisë, të cilët ende nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit për shkak të vonesave nga DHL, të shkojnë ta marrin vetë atë dhe ta dërgojnë në Tiranë.

Sipas tij në Greqi është bërë një mish mash por ai theksoi se ata kanë kohë për të marrë vendimin e tyre për ta marrë zarfin dhe për të çuar para Shqipërinë në rrugën e saj evropiane. Ai theksoi se me marrjen e pasaportës evropiane ata do të përfitojnë nga njohja e pensioneve pa patur nevojë që vendi ynë ta rrijë marrëveshje me Greqinë.

"Përfitoj nga rasti, t’iu them ju që jeni regjistruar për të votuar në Greqi. Fatkeqësisht në Greqi u bë një mish mash, por mundësia është. Do t’ju lutesha të marrin zarfin, të marrin votën të vendosin edhe ata për të cuar në vend këtë amanet shekullor për t’ju dhënë pasaportën europiane. Ata e kuptojnë më mirë se cdo të thotë kjo pasaportë. Të mos na nxjerrin anash si qytetarë të dorës së dytë kur udhëtojmë drejt BE-së. Kjo është shumë më tepër se kaq.

Iu them atyre në Greqi shumica e të cilëve, u nisën pa rroba në trup, që sot jeton me ankthin e njohjes së pensionit. A do marrin pension, se kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë. E thotë vetë Greqia pa shqiptarët nuk do ndodhte kurrë suksesi I lojërave olimpike. Tani është koha që gjithë ky sukses a do kthehet në një pension të njohur. Kemi bërë 22 marrëveshje, mbyllëm edhe atë me Italinë, me Greqinë është më e vështira. Kemi nisur negociatat, nuk dimë sa kohë mund të marrin,por nëse mbyllim negociatat me BE në 2027 dhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE brenda kësaj decade, kjo pasaportë në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve.

Nuk ka më nevojë për marrëveshje me shtetin. Me këtë pasaportë të njihet cdo ditë pune që ke bërë atje. Fëmijët nuk janë më fëmijë të huaj, që të paguajnë tarifa më të larta. Nuk ka më radhë për lejen e qëndrimit a lejen e punës, bëhen të panevojshme sepse pasaporta kuq e zi ka të njëjtë vlerë. Dhe jo vetëm në Greqi por në cdo vend tjetër. Ata që kanë kaluar malet, janë rropatur nuk mund ta lënë zarfin rrugëve, votën të mbetet si një letër pa vlerë. Duhet ta marrin me cdo kusht dhe ta dërgojnë në tiranë ka edhe disa ditë kohë. Ju bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë, sepse me hyrjen në BE jemi popull europian jo vetëm me zakon por edhe me ligj me pasaportë. Shqiptarët mund të zgjidhet kryetarë komunash, bashkish, anëtarë këshillash bashkiak, eurodeputet. Kjo është zgjedhja e 11 majit," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë