POLITIKE

Raporti Financiar i Kuvendit: Deputetët shpenzuan 400 mijë euro në 8 muaj për udhëtime jashtë vendit, kërkohet fond shtesë

M.B. Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 17:28

Raporti Financiar i Kuvendit: Deputetët shpenzuan 400 mijë euro

TIRANA- Bazuar në raportin Financiar të Kuvendit për 8 muajt e parë të këtij viti, mësohet se deputetët kanë shpenzuar 400 mijë euro për udhëtimet e tyre jashtë vendit. Sipas raportit, shpenzimet e deputetëve kanë tejkaluar parashikimet fillestare duke harxhuar në tetë muaj 70 për qind të buxhetit total për vitin 2024 ndaj dhe mesa duket do të duhet buxhet shtesë.

Për konferencat nga 9.8 milion lekë që ishin planifikuar në këtë zë janë shpenzuar në 8-mujor afro 7 milion lekë, pra 71% e buxhetit. Shpenzimet janë zgjeruar ndjeshëm edhe në drejtim të pagave. Pas dakordësisë së arritur mes qeverisë dhe opozitës fund-majin e vitit të shkuar, shpenzimet për rrogat dhe sigurimet shoqërore të tyre janë mbi dyfishuar. Nga 227.4 milionë lekë në janar-gushtin e një vitit më parë, për po për njëjtën periudhë kohore këtë vit janë shpenzuar 736.4 milionë lekë për pagat e deputetëve. 

Po ashtu gjatë kësaj periudhe Kuvendi ka angazhuar një numër ekspertësh më të madh duke rritur ndjeshëm shpenzimet nga ato që ishin parashikuar. Në raport thuhet se plani buxhetor për vitin 2024, nuk ka marrë parasysh disa kërkesa të Kuvendit, duke u akorduar i reduktuar prandaj i kanë kërkuar ministrisë së Financave fond shtesë.

Pjesë nga raporti:

Janë planifikuar 57 milion lekë për gjithë vitin 2024, ndërsa në 8-mujor rezultojnë të shpenzuara 40 milion, ose 70% e planit vjetor në këtë zë. Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 persona, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ.

Për këto udhëtime janë shpenzuar 7 milion leke dieta, 17 milion lekë bileta dhe  16 milion lekë hotel e të tjera ( si taksi, përkthim, marrje me qira auto veturë, fee pjesëmarrje).

Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 persona, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ, thuhet në raportin e përgatitur nga administrata e Kuvendit

Argumentet mbi realizimin faktik më të ulët se plani të fondit të pagave, lidhen me mosplotësimin e numrit të punonjësve (përfshirë deputetët). Nga 140 deputetë për të cilët planifikohet fond page, 9 deputetë nuk paguhen në Kuvend, për shkak të funksioneve në qeveri; stafi politik në proces plotësimi dhe stafi administrativ gjithashtu, në proces rekrutimi.

Me kërkesë të komisionit përkatës dhe me vendim të Byrosë së Kuvendit, për nevoja ekspertize, janë kontraktuar për ndihmë dhe ekspertizë, ekspertë të fushës.  Gjatë vitit 2024, janë planifikuar 3.5 milion lekë për këto pagesa, pasi nuk ka patur një kërkesë konkrete, të llogaritshme, ndërsa janë shpenzuar 13 milion lekë në 8-mujor. Pra 3.7 herë më shumë se planifikimi. Për vitin 2024 janë ngritur dy komisione hetimore  dhe  një grup pune nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.Komisionet hetimore kanë  miratuar  për të  mbështetur   veprimtarinë  e tyre  nga 4 ekspertë  secili, ndërsa grupi i punës  pranë Komisionit te Ligjeve ka  miratuar  6 eksperte, për të cilët nuk ka patur fonde të planifikuara.

Nuk janë marrë në konsideratë kostot financiare shtesë për dietat e deputetëve, të cilat llogariten në përqindje mbi pagën (rritja e pagës ka filluar që në 1 prill 2023); nuk mund të llogariteshin nevojat për fonde të ekspertëve të fushës, për komisionet hetimore, të posaçme, grupin e dialogut  etj (nevoja të miratuara me vendimet e Byrosë në vitin 2024). Gjithashtu, shtesa në buxhet kanë lindur edhe nga nevoja për  organizimin e AP të 63-të bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit të Zi (PABSEC) etj. Për sa më sipër, duke qenë se kemi bërë analizat e zërave analitike edhe në 4 -mujor, në Ministrinë e Financave, është dërguar kërkesa për 90 milion lekë fonde shtesë, ndërsa akti normativ nr.3 ka marrë në konsideratë  dhe akorduar shtesë buxheti 55 milion lekë.

kuvendi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë