POLITIKE

"Raporti mes nesh është krisur më 1 Prill"/ Kryemadhi flet për divorcin me Metën: Padinë e kam marrë vesh nga mediat...

b.z Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 22:09
"Raporti mes nesh është krisur më 1 Prill"/ Kryemadhi
Meta-Kryemadhi

TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisionin "Opinion" tha se raporti mes saj dhe Metës është krisur më 1 Prill.

Kyryemadhi pretendoi se informacionin e divorcit me Metën e ka parë në media dhe nuk ka kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Ndër të tjera ajo tha se çështjet politiko-personale nuk dëshin t'i diskutojë në aspektin emocional. 

"Ai që e ka inicuar ai le ta komandojë si proces. Pjesa tjetër e mardhënies përsonale është një çështje që i takon familjes tonë. Nuk jam as e para as e fundit që i ndodh kjo gjë. Çështjet politiko-personale nuk dua ti diskutojmë fare në aspektin emosional. Mardhënia ime është si një deputete. Raporti është thyer më 1 prill të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë nuk kam pas asnjë prononcim. Për mua kjo është e kaluar, vazhdoj të eci para për fëmijët e mi. Nuk e kam kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Informacionin e divorcit e kam parë në media. Një gazetar më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është bërë padia për ju ndërkohë që po shikoja ndeshjen. Shëqipëri-Francë",- tha Kryemadhi.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ka dalë lajmi publik që edhe në rrugë zyrtare divorci juaj me Metën po zyrtarizohet. Çfarë ndodhi në raportin tuaj me Ilir Metën, pasi dikur thoshit se jeni gati të bëni krim pasioni.

Monika Kryemadhi: Po dhe ashtu ka qenë gjithmonë dhe sot e kësaj ditë unë… Unë kur e kam njohur Ilir Metën kam qenë 17 vjeç dhe kur jemi lidhur bashkë kam qenë pa bërë 20 vjeç. Jemi lidhur në Janar të vitit ‘94  dhe përtej kësaj ne në 11 Prill kemi sencën tjetër dhe unë përsëri nuk do të paraqitem në gjyq se jam shumë e qartë në gjithë pozicionin tim qoftë personal apo politik që personat që e iniciuan divorcin le ta komandojnë. Kush e inicioi le ta komandojë.

Blendi Fevziu: Kush e inicioi, zoti Meta? Zoti Meta është në qeli sot.

Monika Kryemadhi: Nuk e di. Ai që e ka iniciuar le ta komandojë si proces. Pastaj pjesa tjetër e momentit të marrëdhënies personale është një gjë që sa i përket familjes time marrëdhënieve tona personale. Kështu që çështja e divorcit nuk jam as e para dhe as e fundit që i ndodh kjo gjë.

Blendi Fevziu: Raporti juaj ishte sa një raport familjar, bashkëshortor aq edhe politik. Çështja juaj ishte më e komplikuar.

Monika Kryemadhi: Zoti Fevziu unë çështjen po e quajmë politiko-personale nuk dua t’i diskutoj më në aspektin emocional apo personal.

Blendi Fevziu: Prej sa kohës ishte thyer raporti juaj zonja Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Raporti është thyer me 1 Prill të vitit të kaluar dhe unë pastaj kam qenë edhe në studion tuaj ku kam thënë që raporti jonë është i ngrirë dhe pastaj nuk kam pas më asnjë dalje tjetër televizive.

Blendi Fevziu: Cili ka qenë shkaku kryesor i divorcit?

Monika Kryemadhi: Nuk e kam kuptuar asnjëherë zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Si nuk e keni kuptuar nuk e keni biseduar me zotin Meta këtë gjë?

Monika Kryemadhi: Jo. Unë edhe informacionin e divorcit e kam parë në media dhe ka qenë një gazetar i Zërit të Amerikës që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë këtë gjë. Madje kam qenë duke parë ndeshjen Itali-Francë dhe sigurisht nuk më erdhi mirë.

Blendi Fevziu: A patët ndonjë moment ju që u ulët me bashkëshortin për një shpjegim?

Monika Kryemadhi: Mendoj që nuk është ndonjë risi në emisioni tuaj për të diskutuar për këtë gjë. Mendoj që zotit Meta i mbaroi marrëdhënia emocionale shpirtërore me mua. I drejtohet padisë civile në gjykatëdhe sigurisht kjo është. Unë uroj që të gjithëve koha të na bëjë të kuptojmë problemet që kemi. Sepse mos harrojmë një gjë që jo nuk është koha shëruesi më i mirë, por ne mësohemi me problemin dhe mendoj se në aspektin njerëzor zoti Meta morri një vendim personal dhe mendoj që në aspektin politik sigurisht…

Blendi Fevziu: Ku ishte thyer raporti juaj?

Monika Kryemadhi: Unë nuk mendoja që ishte thyer, por mesa kam dëgjuar nga intervistat ka qenë djegia e mandateve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë